Lidhu me ne

Radar

Harari: Vitet e gjata në pushtet mund ta bëjnë Netanyahu-n të hyjë në histori si njeriu që shkatërroi Izraelin

Harari: Vitet e gjata në pushtet mund ta bëjnë Netanyahu-n

Historiani, filozofi dhe autori më i shitur izraelit Yuval Noah Harari deklaroi të enjten që kaloi se kryeministri Benjamin Netanyahu mund të hyjë në histori si njeriu që shkatërroi Izraelin.

Harari tha se kryeministri afatgjatë e ka përçarë vendin për të ruajtur jetëgjatësinë e tij politike.

Kjo ka shkaktuar plagë që do të jetë e vështirë të shërohen, tha Harari.

“Nëse Netanyahu do të kishte dhënë dorëheqjen pas dy mandatesh në detyrë, edhe pse nuk më pëlqejnë shumë nga gjërat që ai bëri, mendoj se do të tërhiqej si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Izraelit”, tha Harari gjatë një interviste për Associated Press, në Tel Aviv.

“Tani, trashëgimia që do të lërë është si ndarës i Izraelit, personi që ndau ktheu kombin izraelit kundër vetvetes. Dhe shpresoj… të mos arrijmë deri aty”, tha ai. “Ai mund të hyjë në histori si personi që shkatërroi shtetin e Izraelit.”

Harari është në mesin e shumë akademikëve, drejtuesve të biznesit dhe figurave ushtarake, si aktivë ashtu edhe në pension, që flasin kundër rishikimit gjyqësor.

(Qeveria pretendon se gjyqësori ka pasur deri tani shumë fuqi dhe kërkon një rishikim të gjyqësorit).

Harari: Vitet e gjata në pushtet mund ta bëjnë Netanyahu-n

Netanyahu, i cili është në gjyq për akuzat për korrupsion, thotë se një plan i ri është i nevojshëm për të frenuar kompetencat e një gjyqësori të plotfuqishëm.

Por kritikët thonë se kjo do ta shtyjë vendin drejt autoritarizmit duke dobësuar sistemin gjyqësor të pavarur dhe duke përqendruar pushtetin në duart e Netanyahut dhe aleatëve të tij. Ndër ndryshimet e propozuara janë: dhënia e kontrollit të koalicionit qeverisës të Netanyahu mbi emërimin e gjyqtarëve dhe autoriteti për të rrëzuar vendimet e Gjykatës së Lartë.

Pas protestave të agravuara, Netanyahu këtë javë la pezull planin dhe nisi negociatat për një kompromis me kundërshtarët e tij politikë.

“Nëse ky lloj pushteti bie në duart e një regjimi autokratik, i cili është gjithashtu një regjim fetar fondamentalist me synime ekspansioniste dhe me këtë besim në supremacinë hebreje, ai do t’i vërë flakën gjithë Lindjes së Mesme,” tha Harari, duke pasur parasysh edhe partitë me të cilat Netanyahu është në koalicion.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix20 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix20 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix20 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix20 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix20 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix20 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix20 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix20 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix21 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook