Mix
Lana Del Rey nuk është më beqare
Lana Del Rey një nga këngëtaret me famë botërore që ka marrë vëmendjen me këngët e saja kryesisht baladë që akoma vazhdojnë të dëgjohen.
Por, përveç projekteve të saj të fundit si duket këngëtarja ka marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e saj private.
Këngëtarja prej kohësh është e lidhur me menaxherin e saj Evan Winiker, lidhje kjo të cilën e mbajtën shumë të fshehur. Çifti tani janë fejuar dhe kanë marre urimet nga të afërmit thonë burimet e Billboard.
Ndërsa çifti e ka mbajtur me sukses lidhjen e tyre të fshehtë, ata janë parë në publik disa herë së bashku gjatë muajve të fundit, duke përfshirë një dalje në shtator në festivalin Malibu Chili Cook-Off dhe së fundmi në restorantin e Pappy and Harriet. në Pioneertown, Kaliforni, në fillim të këtij muaji ku ata pozuan për foto me fansat.
Partneri i saj, Winiker, është menaxhues në kompaninë Range Media, ku përsipër ka dhe emrat tjerë të njohur botërisht si: MAX, Daya, Disco Biscuits, Skyler Stonestreet dhe Walk Off the Earth.
Kujtojmë që këngëtarja e hitit “A&Ë” më parë ishte e lidhur me shokun e tij muzikant Jack Donoghue.
Ky vit ka qenë mjaft emocionues pë Del Rey, pasi albumi i saj i nëntë po shënon një rekord pas sukseseve të hiteve të saja si: Born to Die ( 2012), Ultraviolence (2014), Lust for Life (2017), Norman F*cking Rockwell! (2019) dhe Chemtrails Over the Country Club (2021).