Lidhu me ne

Mix

Bajame dhe hurma Arabie, dy produkte perfekte për të bërë një gjumë të qetë

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin.

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni. Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë.

Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës. Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit.

Lexuesit e AgroWeb.org kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku ka më mirë se bajamet

Bajame dhe hurma Arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes. Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të ccmuar për gjumin. Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit.

Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit. Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë.

Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin.

Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit. Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 përqind. Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë. Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndëmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë. Kjo po që është një formulë shpërblyese.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix9 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar9 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar9 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore16 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix16 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook