Mix
Gabriel Garcia Marquez, shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle
Gabriel Garcia Marquez kalon Servantes si shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle
Instituti Servantes, i cili promovon gjuhën dhe kulturën spanjolle në mbarë botën, ka njoftuar se Gabriel García Márquez, autori i “Njëqind vjet vetmi” ka kaluar Miguel de Servantes si shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle.
Në vendin e dytë renditet Isabel Allende dhe në të tretin Jorge Luis Borges.3 AUTORËT SPANJOLLË MË TË PËRKTHYER, NGA E MAJTA NË TË DJATHTË: GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ, ISABEL ALLENDE DHE JORGE LUIS BORGES
Të dhënat e reja tregojnë se García Márquez dominon në arabisht, suedisht dhe portugalisht.
Ndërsa Allende është autori spanjoll më i përkthyer në italisht, anglisht dhe gjermanisht.