Lidhu me ne

Radar

“1 milion pemët” e Veliajt/ Lapaj i bën llogaritë: O Erion, duhet xhungël deri në Kamëz

“1 mln pemët” e Veliajt/ Lapaj i bën llogaritë: O Erion, duhet xhungël deri në Kamëz

Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me “1 milionë pemët” e mbjella sipas tij gjatë dy mandateve në drejtimin e kryeqytetit, për avokatin dhe aktivistin Adriatik Lapaj është një “tallje me bet 5000” me qytetarët.

Nëse Veliaj do të kishte mbjellë vërtetë një milionë pemë, sipas llogarisë së thjeshtë të Lapajt, do të duhej që hapësira nga Korpusi Universitar në drejtim të Bulevardit të Ri e me shtrirje deri në Kamëz të ishte një xhungël.

Logjika e shifrave është aq e thjeshtë sa tregon se duhen 2500 hektarë të mbjella me pemë (në formë platancioni), pra një kuadrat 5 kilometër i gjerë dhe po aq i gjatë.

Sipas Lapajt, është e pamundur që kjo shifër të arrihet në Tiranën ku çdo ditë mbijnë kulla e rrokaqiej betoni me lejen e “Lali Erit”.

POSTIMI:

REPLIKË ME ERIONIN E BASHKISË

Kemi mbjellë 1 000 000 pemë thotë Kryetari i Bashkisë Tiranë.

O Erion e di sa janë 1 milion pemë?!

Ja kape 1 llogari:

1 hektar = 10 000 m2

Në 10 000 m2 mbillen maksimalisht 400 pemë. (Po ta mbillje plantacion)

Pra, 1 000 000 pemë ÷ për 400 pemë/ha = 2500 hektarë të mbjella me pemë.

E di sa janë 2500 ha o Erion? 

Janë sa 5 000 fusha futbolli sipërfaqe. Ose, ose janë 25 km2. Thënë ndryshe është një kuadrat 5 km i gjatë me 5 km i gjerë. Erion, po mundohem të ta thjeshtëzoj edhe më…nga korpusi deri në fund të bulevardit të ri të Tiranës është 2.9 km…që të shkojnë 5 km vijë lineare duhet shkuar deri në Kamëz.

O Erion o Erion…xhungël…xhungël…

Po ti Erion mirë bën që tallesh me bet 5000…se në qytet bie heshtja kur t’i tallesh.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix2 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook