Mix
Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore
Së fundmi, këngëtarja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.
E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve. Bebe ka shkruar:
“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë.”
Rikujtojmë, se Bebe Rexha, doli edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës Grammy Awards 2023. Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit. Bebe ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Në nominim ishin edhe këngët “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love” nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce, ku kjo e fundit u shpall fituese.