Lidhu me ne

Mix

Sa magnez i nevojitet trupit? – A Jeni duke marrë mjaftueshëm magnez, jetik për shëndetin

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin.

Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave.

Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal.

Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve. AgroWeb.org ju informon më poshtë mbi gjithçka duhet të dini për magnezin dhe rëndësinë e tij në organizëm.

Sa Magnez Ju Nevojitet?

Një grua ka nevojë për 310 miligramë magnez në ditë.

Pas moshës 30 vjeçare, ajo ka nevojë për 320 mg në ditë.

Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 400 miligramë në ditë.

A Jeni Duke Marrë Mjaftueshëm Magnez?

Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore siç janë diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe migrena.

Njerëzit që pijnë alkol ose diabetikët kanë mungesë magnezi.

A Mund Ta Teproni Me Magnezin?

Nëse keni një organizëm të shëndetshëm, teprica e magnezit të marrë nëpërmjet ushqimit del nëpërmjet urinës.

Megjithatë, teprica e magnezit shkakton të përziera dhe kontraktime.

Në doza të larta, ky mineral mund t’ju sëmurë.

Vlerat Shëndetësore Të Magnezit

Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave.

Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës.

Inflamacioni

Inflamacioni është një reagim i sistemit imunitar ndaj një dëmi potencial në organizëm.

Në një kohë afatshkurtër, ndihmon organizmin të luftojë viruset, por në një kohë afatgjatë mund të shkaktojë probleme si sëmundjet e zemrës, diabet, artrit e të tjerë.

Magnezi parandalon probleme të tilla.

Magnezi mbron zemrën

Magnezi ndihmon zemrën të pompojë gjak.

Nivelet e duhura të këtij minerali zbusin gjasat e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, sëmundjet e zemrës ose atakun në zemër.

Magnezi qetëson enët e gjakut dhe mban tensionin në nivele të ulëta.

Ai ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë të gjakut.

Parandalon migrenën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org magnezi ndihmon në bllokimin e dhimbjeve në tru dhe parandalon ngushtimin e enëve të gjakut.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez do të keni më shumë dhimbje të migrenës.

Shmang Diabetin

Magnezi ndihmon funksionimin e duhur të insulinës e cila ruan nivelet e sheqerit në gjak.

Rrjedhimisht, ky mineral shmang diabetin.

Ku Mund Ta Gjeni Magnezin

Arrorët dhe farat

AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni rregullisht bajame, fara kungulli, fara luledielli, kikirikë dhe fara lini.

Përdorini në sallata dhe do të përfitoni yndyrna të shëndetshme, fibër dhe antioksidantë.

Drithërat e Plota

Shmangni bukën e bardhë dhe zgjidhni atë me drithëra të plota.

Kjo bukë përmban fibër dhe magnez.

Zgjidhni gjithashtu orizin kaf dhe tërshërën, që janë të pasura me magnez.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i magnezit.

Një racion përmban 44 miligramë magnez, yndyrna të shëndetshme, fibër dhe folat.

Barishtet

Në një racion prej 150 miligramë spinaq të gatuar do të përfitoni 150 miligramë.

Barishte si spinaqi dhe të tjera të ngjashme janë të mbushura me kalçium, kalium, hekur, vitamina A, C dhe K.

Bamja, është gjithashtu shumë e pasur me magnezi.

Fasulet

Fasulet janë një burim i pasur i magnezit, bashkë me qiqrrat dhe thjerrëzat.

Me to mund të bëni gjella dhe sallata të ndryshme dhe të merrni një dozë ekstra të fibrës, proteinës, hekurit dhe zinkut.

Ndërveprimi i Magnezit Me Ilaçet

Konsultohuni me mjekun përpara se të merrni suplementë të magnezit.

Disa ilaçe mund të vështirësojnë përthithjen e magnezit, ndërkohë që suplementët mund të pengojnë punën e antibiotikëve dhe ilaçeve të osteoporozës.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook