Lidhu me ne

Radar

Shitja e Top Channel/ Berisha: Ky është një veprim i tmerrshëm mafioz i Edi Ramës dhe klanit të tij

Shitja e Top Channel/ Berisha: Ky është një veprim iKreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga CNA, media, e cila ka bërë me dije se televizioni “Top Channel” është shitur.

Berisha e ka quajtur këtë një akt të pashembullt, ndërsa i është drejtuar Vjollca Hoxhës, duke thënë se ka kryer një krim të shëmtuar.

Ndër të tjera, Berisha tha se “Top Channel” është gropa e zezë e djegësve. “Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar ‘Top Channel’, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një shtetasi, i quajtur Uestern Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë.

Ky është një veprim i pashembullt, asgjësimi i një televizioni kombëtar, me licencë kombëtare, tjetërsimi i tij në kundërshtim me çdo rregull, shitja false si kunata e Olta Xhaçkës, që ishte pronare e resortit strategjik të burrit të saj, përbën një veprim të tmerrshëm mafioz, personalisht të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Një televizion kombëtar ka marrë një valë dhe frekuencë kombëtare. Këto janë pasuri publike. Ato nuk privatizohen. Asnjë televizion nuk mund të përfundojë në Belizë të Edi Ramës, Erion Veliajt, të këtyre mafiozëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë tjetër.

Muaj më parë, televizioni ‘Top Channel’ filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale, e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës.

Por duket se skema e Tikut të partisë është një skemë universale. Ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja.

Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e medieve shqiptare.

Unë i them zonjës Hoxha se me këtë akt, ke kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar. Ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare, një frekuencë kombëtare.

Ke kryer një akt që çdo ligj të bën përgjegjës, sigurisht së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

E denoncoj me forcën më të madhe këtë akt. SKAP-i është i kapur, sepse prej kohësh duhej të kishte nisur hetimet.

SKAP-i është po kaq i kapur, në mos më shumë se këta që kryejnë këto akte”, tha Berisha.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook