Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Të gjithë njerëzit kanë gjatë jetës të preferuarit e tyre që zakonisht janë personazhe VIP. Jo rrallëherë në adoleshencë posterat zënë muret e dhomës. Po imagjinoni sikur në ndodhte në jetë që të martoheshe me idhullin! Ndodh. U ka ndodhur disave në historinë e Hollivudit. Si rastin më tipik, mbase njeh Justin Bieber dhe Hailey Bieber. Kjo mund të jetë histori e viteve të fundit, por nuk janë të vetmit.

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Tom Cruise dhe Katie Holmes

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Katie Holmes ishte e dashuruar me Tom Cruise që kur ishte 15 vjeç dhe madje kishte një poster të aktorit në murin e saj. Më vonë, në 2004, ajo pretendoi se ‘dikur mendonte se do të martohej me Tom Cruise’ dhe vetëm disa muaj më vonë, në maj 2005, Holmes ia arriti dëshirën dhe filloi të takohej me të. Pavarësisht dashurisë dhe Surit, fëmijës së tyre që lindi në 2006, çifti përfundimisht u divorcua në 2012.

Harry dhe Meghan

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Harry ishte një admirues i jashtëzakonshëm i Rachel Zane të Suits, që luhej nga Meghan Markle. Pra, në thelb, princi e pëlqente Meghan-in 2 vjet para se ta takonte.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë 2 fëmijë dhe janë martuar në vitin 2015. Mila ka pranuar se e ka pëlqyer që kur luanin bashkë në një film. Ajo ka treguar se puthjen e parë ia ka dhënë Ashton-it në rol.

John Krasinski dhe Emily Blunt

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

John Krasinski ka treguar se filmi i tij i preferuar ka qenë “The Devil Wears Prada” dhe sidomos Emily Blunt që luante në të. Krasinski u dashurua me Blunt në momentin që ai e takoi në një kafene në Los Angeles, ose që kur e pa në film.

Princi William dhe Kate Middleton

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Katie Nicholl, shoqe e dhomës së Kate ka treguar sesi ajo bënte shaka në konvikt teksa thoshte: “Nuk ka asnjë mashkull tjetër si William”. Madje ajo kishte një poster të princit të varur në mur. Kate e ka mohuar këtë fakt, por William nuk lë gjithsesi rast pa ia kujtuar. Ajo e donte pa e njohur.

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Kur gjatë një interviste Katherine Schwarzenegger-it iu kërkua të zgjidhte se cilin Chris të famshëm i pëlqente më shumë: Chris Hemsworth, Chris Evans ose Chris Pratt. Ajo tha: Chris Pratt. “Chris Pratt është dukur mirë kohët e fundit, kështu që nuk i dihet kurrë…!” Kur klipi i kësaj interviste iu shfaq Pratt-it disa vite më vonë, ai u habit dhe madje u prek.

Jamie Lee Curtis dhe Christopher Guest

Të famshmit që u martuan me fansat e tyre

Jamie Lee Curtis është martuar me Christopher Guest që prej 1984-ës, por e ka pëlqyer shumë më herët takimit të parë, kur e pa në një intervistë.

“Debra Hill dhe unë po shfletonim një revistë Rolling Stone kur iu drejtova një fotografie me 3 burra. Pashë burrin në të djathtë, i veshur me një këmishë. Nuk e kisha parë kurrë më parë, por i drejtova gishtin dhe thashë: Unë do të martohem me këtë burrë. Ai njeri ishte Christopher Guest”, ka treguar Jamie Lee.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook