Aktualitet
Qeveria zbret në terren për inaugurimin e… një kopshti
Nga qeveria do të pritej që të bënte punët e mëdha.
Por sikurse dihet, “Rilindja” i ka fort për zemër detajet dhe punërat e vogëla.
Kështu që një ministër i qeverisë Rama ka shkuar të inaugurojë një kopësht.
Fjala është për kopshtin e restauruar “Beni ecën vetë” në Tiranë.
Bashkë me qytetarin e parë të metropolit, Erion Veliaj, ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Bushati i la për një ditë punët e jashtme, për t’u marrë me ato të brendshme, madje fare lokale në Shkozë, ku ka qenë dikur deputet, përpara se të linte mandatin, për t’u përqëndruar vetëm te dikasteri i tij, si shumë ministra të tjerë, politikë kjo e qeverisë Rama./Mapo.al
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu