Lidhu me ne

Kryesore

Ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh

Berisha: Ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh

Berisha: Ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Rrogozhinë se, ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Ai tha se, Rrugët anësore Lekaj-Fier, ndërtohen me 2 herë gjysëm më shtrenjtë seç është ndërtuar rruga kryesore autostrada.


“Po si ka mundësi që ky njeri të mos mendojë për qytetarët. Çdo qindarkë që mblidhet është e juaja, çdo borxh që merret do të paguhet nga djersa juaj. Pra duhet të ju kthehet ju në një mënyrë apo në një tjetër.


Çfarë ndodh? Paratë që merren borxh, që u vilen ju me taksa, që u grabiten me gjoba, që të gjitha në masën 80-90% vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Vidhen të dashur qytetarë sepse për ndërtimin e një kilometri rrugë në fushë, e cila në vendet më të pasura në Europë kushton maksimumi 2-3 mln euro. Në Shqipëri 24 mln euro, në Shqipëri kushton kaq sepse vidhen në çdo kilometër 20 mln euro, pra vidhet 8 fishi i çmimit me të cilin ndërtohet.
Kjo ndodh përsëri me shkollat. Kjo ndodh me çdo punë publike që kryhet me paratë tuaja. Rrugët anësore Lekaj-Fier, ndërtohen me 2 herë gjysëm më shtrenjtë seç është ndërtuar rruga kryesore autostrada. Po pse kjo? Vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.


Miqtë e mi!


Nëqoftëse kjo qeveri nuk do të kryente punë publike me çmime 6-10 herë në të larta rrogat tuaja do të ishin më të së paku trefishuar. Ju jeni dëshmitarë. Ne në vitin 2005-2013, rrogat, pensionet i dyfishuam, por ndërkohë ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, sepse ne nuk ndërtonim rrugë në fushë me 24 mln euro. Rrugën në fushë ne e ndërtonim me 1-2 mln euro dhe këto janë të vërtetueshme.


Ne nuk ndërtonim një shkollë me 6 mln euro, sepse në të gjitha manualet e ndërtimit në SHBA dhe botë, shkolla ndërtohet me 700 mijë euro. Dhe nëse shkolla ndërton siç bën zdromsi i Tiranës, ndërton shkollën me 6 mln euro, ai vjedh aty të paktën 80% të fondit.
Si ka mundësi, a duhet të ishte qëllim kryesor, a duhet të jetë qëllim kryesor i një njeriu të votuar nga ju, një njeriu që i keni dhënë besimin, i një deputeti, i një kryebashkiaku, i një ministri i një kryeministri, mëkëmbja juaj, mirëqenia juaj, përmirësimi i jetës tuaj. Nëse ai ka ndjenjat minimale njerëzore ky dhe vetëm ky duhet të jetë qëllimi kryesor i tij dhe i ka të gjitha mjetet për të ju përmbajtur asaj.


Kurse këta jo. Për këta ju jeni qenie inferiore, të përçmuara. Po pse ju konsiderojnë të tillë ata. Vetëm e vetëm se ju vjedhin. Është raporti. Këta qeveritarë kanë me ju, raportin që ka hajduti me viktimën. Mos e harroni këtë. Se vetëm një njeri që ka një raport të tillë, mund t’i lejojë vetes të udhëtojë me çarter me dhomë gjumi, 22 mln euro, pavarësisht se e di që ai pensionisti nuk arrin të marrë as gjysmën e ilaçeve që i duhen.


Një njeri që ka përçmim për qytetarët dhe thotë ata kështu janë mirë, mirë e kanë. Blen vazo për oborrin e tij 4 mln euro. Nuk kam dëgjuar kurrë një kryeministër që të bëjë një gjë të tillë. Sepse në ato 4 mln, 3 të paktën i vjedh dhe vetëm i vjedh”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook