Mix
Warren Buffett jeton ende në të njëjtën shtëpi që bleu 60 vjet më parë
Miliarderi Warren Buffett është jashtëzakonisht kursimtar. Në fakt, 92-vjeçari prej 65 vitesh jeton në të njëjtën shtëpi modeste.
CEO i Berkshire Hathaway ende banon në shtëpinë me pesë dhoma gjumi në Omahan qendrore, Nebraska, që ai e bleu për 31,500 dollarë në vitin 1958, dhe që vlerësohet rreth 329,505 dollarë në ditët e sotme.
“Unë jam i lumtur atje. Do të lëvizja vetëm nëse do mendoja se do të isha më i lumtur diku tjetër. Kjo shtëpi më bën mirë. Në dimër jam ngrohtë, në verë jam freskët. Nuk mund ta imagjinoj të kem një shtëpi më të mirë,” thotë Buffett.