Lidhu me ne

Radar

“Luftës në Ukrainë i jap fund brenda 24 orësh” – Donald Trump

trump 1280x720

Gara për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 po merr formë dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdon përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati, i cili aspiron të udhëheqë Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka mbajtur një fjalim në qytetin Davenport, ku lufta në Ukrainë ka qenë një nga çështjet kryesore të fjalimit të tij. Trump ka parashikuar një Luftë të Tretë Botërore nëse nuk kthehet në Shtëpinë e Bardhë: “Unë jam i vetmi që mund të bëj këtë premtim: unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore, sepse unë besoj vërtet se do të ketë Luftë të Tretë Botërore”.

Udhëheqësi republikan ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se e ka udhëhequr vendin në një luftë bërthamore “që mund t’i japë fund botës”.

Në fakt, Trump ka shkuar më tej dhe ka vënë në dukje se si do të ishte Lufta e Tretë Botërore: “Do të jetë një luftë bërthamore. Pra, kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, ku ne kishim tanke dhe pushkë të ushtrisë dhe ishim duke ndjekur njëri-tjetrin. Ky është një nivel që ndoshta do t’i japë fund botës. Dhe ne kemi njerëz që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

Trump e ka përshkruar momentin aktual gjeopolitik si “më të rrezikshmin” dhe i vjen keq, sipas mendimit të tij, që Biden “e ka çuar Rusinë direkt e në krahët e Kinës”.

Në fund, Trump i tha turmës se me të në pushtet, lufta do të përfundonte shpejt: “Menjëherë pasi të fitoj presidencën, do të zgjidh luftën katastrofike mes Rusisë dhe Ukrainës. Më duhen 24 orë, ndoshta edhe më pak”.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook