Lidhu me ne

Kioske

Sikur t’i kishte bërë Berisha këto?

HYSNI GURRASikur t’i kishte bërë Berisha këto?Hysni Gurra

A imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend? Se çfarë do të bënte opozita? Shoqëria civile? Media? Ambasadorët (ai amerikan në veçanti) nëse në kohën që qeveriste Berisha do të ishte:

1- Hakëruar gjithë e-albania?

Çfarë do të bënte opozita e kohës e kryesuar nga Rama dhe “bashkimet profesionale të tij?

2- Po sikur në kohën e Berishës të ndodhte skandali i inceneratorëve? 430 milionë euro? Një skandal që brenda një dite të firmosë 17 letra qeveria? Imagjinoni dot që pa patur inceneratorë fizik si rasti i Tiranës dhe dy inceneratorë (Fier, Elbasan), që përveç parave publike nuk djegin asgjë tjetër? 80 mijë euro në ditë?

3- Imagjinoni dot që në kohën e Berishës të kishte një skandal para syve: dy TEC-e lundruese rrangallë në Vlorë që konsumojnë 90 mijë euro në ditë pa prodhuar asnjë vat enegji?

E imagjinoni dot që do të buçiste vendi, që grupin parlamentar të opozitës do ta kishe në Vlorë, që shoqëria civile do të bënte namin dhe media do të ulërinte?

4- Imagjinoni dot se çfarë do të ndodhte po të kapej me zë dhe figurë një pastruese (ministrie) me 500 mijë euro kesh? Për këtë e kemi një ide se për një video të montuar dhe “fjalë pazari” bënë 11 janarin dhe jo vetëm derdhin lotë krokodili, por kanë edhe pafytyrsinë të flasin për hetime.

5- Ky vend do të ishte djegur nëse me zë dhe figurë do të dilte kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarë bashkie, oficerë policie dhe do të kapeshin në përgjime  duke masakruar zgjedhjet në Dibër e në Durrës. Imagjinoni të kapeshin banditët me presh në dorë si në Elbasan?

6- Për rrugën e Kombit, Rama doli dhe tha publikisht: “Rruga që nuk na çon askund. Kaq lekë që janë harxhuar do ishin bërë kaq kopshte e shkolla”. Imagjinoni se çfarë do të bënte ky njeri nëse kilometri i autostradës do të shkonte 20 milionë euro si sot dhe që për 10 vjet nuk mbaron dot as 2 km rrugë te Astiri?!!!

7- E mbani mend këtë tipin që tha: “Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk ua shemb njeri shtëpitë”. Ky ka shembur më shumë shtëpi se të gjithë tërmetet që kanë rënë në Shqipëri këto 500 vitet e fundit. Imagjioni se çfarë do të bëhej nëse do të ishte Berisha që do të shembte me dinamit në mes të ditës hotelin te Mali i Robit? Po sikur të ndodhte në kohë të Berishës që të dilte një hyzmeqar pushteti dhe të thoshte: shtëpitë 50 vjeçare mund të shëmben?

8- Imagjinoni dot që në kohën e Berishës të dilte DEA amerikane dhe të kërkonte ndihmë qytetarëve për të denoncuar trafikatët e drogës.

E imagjinoni dot si do të kërcente nga një televizor në tjetrin Edi Rama dhe bodigardët mediatikë që sot mezi po e mbrojnë? Imagjinoni që të arrestohej ministri i Brendshëm i Berishës për trafik droge? Do të ishte tundur bota.

9- Po të kishte ndodhur në kohën e Berishës afera McGonigal?

Po të kishte ndodhur në kohë të Berishës që shefi i SHISH apo drejtori i policisë të hiqej vetëm pse ishin pro amerikanë?!

10- E mbani mend sa herë dhe ku diskutohej renditja e Shqipërisë sipas Transparency International. E mbani mend se çfarë bëhej në Parlament dhe në konferenca shtypi. Po sot që gjatë 10 viteve të Ramës gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar dhe Shqipëria renditet e fundit në Europë?…

Ka dhjetëra skandale të paimagjinueshme, që sot janë të pashmangshme, të qeverisë 10 vjeçare Rama. Skandale aq të shumta sa kanë zhvlerësuar edhe vetë fjalën skandal.

Çdo ditë po të mbash shënim ka një ngjarje të rëndë. Asgjë nuk ndodh.

Dhe për fund fare mendoni pak si vepronte qeveria dhe drejtësia në kohën e Berishës pas një ngjarje të rëndë dhe si vepron qeveria Rama që çdo ditë ka një skandal dhe çdo javë një superskandal?

Thirrini pak kujtesës dhe vini pak në punë imagjinatën dhe nxirrni përfundimin vetë.

Kishte skandale kur ishte Berisha kryeministër. Po krahasoni pak intesitetin e skandaleve të asaj kohe me këtë sot.

Kujtoni pak reagimet e asaj qeverie pas çdo skandali dhe reagimet e asaj drejtësisë së keqe pas çdo skandali dhe kësaj të 10 viteve të fundit.

Kujtoni shumat e aferave të përfolura korruptive të asaj kohe me këtë sot.

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix26 minuta më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix29 minuta më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix52 minuta më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix54 minuta më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix56 minuta më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Mix1 orë më herët

Këto SHENJA Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje

Dashi Dëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi,...

Kryesore4 orë më herët

Gazetari i “The Guardian” i përmend fushatën në Shqipëri, LaCivita shpërthen në të qeshura

Manaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shfaqur më në fund, ndonëse jo në Tiranë dhe jo në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Facebook