Mix
Shenjat e horoskopit që nuk i përballojnë dot dështimet
Ndërkohë që është shumë normale të ndihesh keq për dështimet, nuk është mirë të fiksohesh për një kohë të gjatë, në të njëjtën histori. Kjo jo vetëm që ju bën të ndiheni keq dhe shkatërron besimin tuaj tek vetja, por gjithashtu do t’ju bëjë të humbni interesin për të punuar.
Më poshtë janë të gjitha shenjat që nuk mund të përballojnë dështimet, sipas astrologjisë.
Peshorja
Peshores i duhet kohë për të kapërcyer një dështim. Fajësojnë gjithmonë veten që nuk kanë bërë më shumë. Ata, shpesh, kanë frikë të provojnë të njëjtën gjë duke kujtuar dështimin e kaluar.
Dashi
Dashi është gjithashtu dikush që nuk mund t`i përballojë dështimet. Ata kanë pritshmëri të mëdha nga vetja dhe kur nuk janë në gjendje t’i përmbushin ato, gjërat për ta shkojnë drejt greminës.
Gaforrja
Një Gaforre, ashtu si Dashi, është dikush që nuk mund të përballojë dështimet. Ata gjithmonë synojnë të jenë më të mirët dhe arrijnë sukses në çdo gjë që bëjnë.
Shigjetari
Shigjetarët e bëjnë më të vështirë për veten e tyre të kapërcejnë ose të trajtojnë dështimet. Ata jetojnë në të kaluarën dhe në vend që të ngrihen dhe të ndryshojnë gjërat, vazhdojnë të mendojnë për atë që shkoi keq. Duhet shumë kohë dhe guxim që ata të lëvizin dhe të pranojnë dështimet. Ndonjëherë, ata madje mund të fajësojnë të tjerët për dështimin e tyre.