Lidhu me ne

Radar

Rudina Xhunga ka teorinë e saj: Media po përzë shqiptarët nga vendi vet!

10 vite bashkë, bashkëshorti i bën urimin e veçantë gazetares Rudina  Xhunga: E fortë dole! – Balkanweb.com – News24

Për gazetaren Rudina Xhunga, rolin kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi, përveç politikës e luan media dhe se kjo gjë nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” Xhunga tha se kjo “dëshirë” për të larguar njerëzit nuk dëmton Ramën dhe Berishën, por vetë njeriun që ikën, që nëse kthehet, do e gjeje të zënë, gjithë çfarë kishte më parë.

E ndalur dhe tek “Dritarja” e saj, Xhunga në Shqipërinë e 2023 sheh të njëjtët njerëz, në të gjitha tryezat e analizës dhe se zgjidhja e saj është gjejë njerëz të rinj dhe t’i promovojë ata.Tani ka shumë njerëz që kanë krijuar oazet e tyre. Shqipëria e 2023 është kaq larg Shqiperisë 1993. Jam munduar në të gjitha kohët. Kur nuk flitej për turizmin unë shpika emisionin për turizmin. Shkoja në Durrës, i kërkoja, i lutesha: A mund të dalësh të flasësh për turizmin?

-‘Çfarë turizmi’ thoshin ata. ‘Ne s’kemi drita dhe ujë. Kush të tha të vije tek ne?’

 N.q.s. nuk e shikon atë që do vijë , kot që bën intervista. Une e imagjinoj, pastaj e tregoj Shqiperinë. Unë s’jam aty për të marrë rrogën. Jam aty se besoj. Sot kam krijuar një profil tjetër. Kjo erdhi rastësisht. “Dritarja” ime është personale, punoj unë, Dritani (Hila) njerëz të rinj, shihet më shumë jashtë vendit.

Dhe ndaj nisem te të krijoj njerëz siç kam krijuar gjithmonë. Rama nuk ishte në politikë, para se të intervistohej nga ne, apo Veliaj. Duhet ngahera të gjesh njerëz të rinj, t’i krijosh dhe promovosh.

Ka kaq shume njerëz, ka kaq shume histori sa nuk e kuptoj pse ende TV i marrin analistët njeri tjetrit. Shqipëria 10 milionë, ka milona histori. Duhet vetëm njerëz që dëgjojnë.

Tani jemi në episodin e “Rrëfimet e marsit” ku njerëzit tregojnë çfarë kanë ndodhur, si jeta e tyre u transformua për të ndryshuar përgjithmonë në ’97. Paralel me këtë është seria e episodeve: Unë, ika me fuçi nga Vlora.  Histori jete të atyre që e lanë dikur këtë vend.Përveç politikës rolin kryesor për largimin e shqiptarëve e luan media, mendoj se e bën me qëllim nuk është e rastësishme. Si për turizmin që në prag të sezonit dalin një lumë faturash, nga ato që tregojnë sa i shtrenjtë është turizmi dhe sa i keq.

Shqipëria ne media tregohet në ditën më të keqe shihet me gotën bosh, me kriminelë që vriten rrugës, drama, tragjedi, korrupsion, një vend të pajetueshëm.

Fjala e keqe, tregimi i keq, të përzë. Po keq për ne. Nuk do bëhet më mirë po të ikin të gjithë. Dhe keq për ta.

Kur të kthehen nuk do të ketë më vend, do ta kenë zënë vendin e qiellit dhe të diellit. Dëshira për t’i larguar njerëzit nga ky vend nuk do të dëmtojë Ramën apo Berishën, por individin që po ikën dhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet nuk mund të ketë më vend, do të jetë vend i zënë. Unë kam ikur nga Vlora fëmijë dhe kur kthehem e shoh qe vendi im i kujtimeve dhe shtëpia ime e fëmijërisë, është e zënë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook