Mix
11 përfitimet e Ashwagandha-s për imunitetin, trurin, tiroidet, stresin, muskujt…
Ashwagandha është një bimë adaptogjene mjaft e përdorur nga Ayurveda (mjekësia e lashtë indiane) që prej mbi 2500 vjetësh. Aktualisht, është bima adaptogjene më e studiuar. Është çmuar më së shumti efektet për rregullimin e tiroideve, efektet neuroprotektive, anti-anksioze, anti-depresive dhe anti-inflamatore, të cilat janë vetëm disa nga vetitë e shumta të Ashwagandha-s.
Në Indi, Ashwagandha njihet si “fuqia e hamshorit”, për shkak se është përdorur tradicionalisht për forcimin e sistemit imunitar pas një sëmundje.
Gjithashtu, i referohen si “Ginseng-u Indian” për shkak të aftësisë së saj për të rritur staminën dhe efekteve si një qetësues stresi natyral.
Në fakt, janë aftësitë e Ashwagandha-s si agjent anti-stres që e kanë bërë këtë bimë kaq popullore. Si një bimë adaptogjenike, Ashwagandha ndihmon trupin të mbajë homeostazën, edhe në momentet e stresit emocional ose fizik. Por vetitë e shumta të Ashwagandha nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë e fuqishme ka treguar rezultate të pabesueshme në uljen e nivelit të kortizolit dhe balancimit të hormoneve tiroide. Plus, është përdorur për çrregullimet e humorit dhe në parandalimin e sëmundjeve degjenerative.
Çfarë është Ashwagandha?
Ashwagandha e njohur në botanikë me emrin Withania somnifera është pjesë e familjes Solanaceae (nightshade). Ashwagandha njihet gjithashtu si Ginseng Indian ose Qershi Dimërore. Rrënjët dhe gjethet e bimës janë më së shumti të përdorura për vetitë mjekësore, dhe është prezenca e uitanolideve (withanolides), një grup i laktoneve steroidale, që kontribuon në vetitë e bimës për shëndetin.
Kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës “Ashwagandha” është “era e kalit” pasi sipas legjendave, nëse konsumoje Ashwagandha, merrje fuqinë dhe gjallërinë e një kali. Në Latinisht, emri i species somnifera përkthehet “gjumë-nxitës”. (1)
Ashwagandha është një bimë e rëndësishme në Mjekësinë Ayurvedic-e pasi shërben për shumë qëllime dhe përfitime për organizmin, përfshirë sistemin imunitar, nervor, endokrin dhe riprodhues. Qëllimi primar i mjekësisë Ayurvedike është të ndihmojë njerëzit të jenë të shëndetshëm pa pasur nevojën e medikamenteve me recetë ose operacioneve të komplikuara.
Në Mjekësinë Ayurvedic-e, Ashwagandha karakterizohet si “rasayana”, që do të thotë që përdoret për të rritur shëndetin fizik dhe mendor, për të mbrojtur trupin nga sëmundjet dhe faktorët dëmtues ambjentalë dhe ngadalësojë procesin e plakjes. Në Indi, Ashwagandha është përdorur si një medikament me spektër të gjerë, për shekuj, por së fundmi, shkencëtarët kanë provuar se ajo poseidon veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante që luajnë rolin kryeson në vetitë e Ashwagandha. (3)
11 Përfitimet e Ashwagandha
- Përmirëson nënfunksionin e tiroideve
Një nga aspektet më të pabesueshme të bimëve adaptogjenike si Ashwagandha është se ato ndihmojnë në problemet me tiroidet. Ashwagandha ka treguar se ndihmon në trajtimin e tiroideve në personat e diagnostikuar me Sëmundjen Hashimoto ose me nënfunksion të tiroideve.
Për miliona njerëz që luftojnë me problemet me tiroidet, shumë prej të cilëve as që nuk e dinë, Ashwagandha mund të shërbejë si zgjidhja që kanë pritur.
Në 2017, në një studim pilot të publikuar në Journal of Alternative and Complementary Medicine, u vlerësuan shumë vetitë e Ashwagandha në përmirësimin e pacientëve me hipotiroidizëm subklinik. 50 pacientë u diagnostikuan me çrregullime të tiroideve por pa shfaqur simptoma të defiçencës së tiroideve.
Gjatë një periudhe 8-javore, grupi që u trajtua mori 600 mg ekstrakt rrënjësh Ashwagandha në ditë, dhe pjesa tjetër morën niseshte si placebo. Kërkuesit zbuluan se Ashwagandha përmirësoi ndjeshëm stimulimin e hormonit të tiroideve (TSH) dhe tiroksinës (T4), krahasuar me pacientët e trajtuar me placebo. Nga efektet perfundimtare, u arrit në konkluzionin se Ashwagandha është e dobishme për normalizimin e nivelit të tiroideve në pacientët me hipotiroidizëm.(4)
Edhe një studim i publikuar në Journal of Ayurveda and Integrative Medicine tregoi që Ashwagandha ka veti për përmirësimin e tiroideve. Në studim, pacientët me çrregullime bipolare përdorën Ashwagandha për të përmirësuar funksionet konjitive, për 8 javë. Testet laboratorike zbuluan se disa nga këta pacientë patën një rritje të tiroksinës T4 gjatë periudhës së trajtimit, edhe pse nuk ishte ky qëllimi i studimit. (5)
Studiuesit sugjerojnë që, përderisa Ashwagandha rrit funksionin e tiroideve, nuk është e përshtatshme për njerëzit me tiroide hiperaktive.
- Përmirëson gjendrat adrenale
Kërkimet kanë treguar se Ashwagandha ndihmon në funksionin adrenal dhe ndihmon në kapërcimn e lodhjes së këtyre gjendrave.(6) Gjendrat endokrine janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve, veçanërisht Kortizolit dhe Adrenalinës, që kanë lidhje me stresin.
- Lufton stresin dhe ankthin
Një nga përfitimet me të njohura të Ashwagandha është aftësia e saj si një medikament natyral për ankthin. Në një studim të vitit 2009 të publikuar në PLOS One, Ashwagandha u shfaq e krahasueshme me medikamentet e zakonshme farmaceutike Lorazemap dhe Imipramine, por pa efekte anësore.
Në një studim të kontrolluar 12-ditor, 75 pjesëmarrës që vuanin nga ankthi u ndanë në dy grupe; njëri mori trajtim natyropatik, dhe tjetri ndërhyrjen standarte psikoterapeutike. Grupi i trajtuar me natyropati mori këshillimi dietik, teknikat e relaksimit të frymëmarrjes së thellë, një multi-vitaminë standard dhe 300 miligram Ashwagandha dy herë në ditë. Grupi me trajtim psikoterapik vazhdoi me psikoterapi, teknikat e relaksimit të frymëmarrjes së thellë, dhe kapsula placebo dy herë në ditë.
Kur u matën nivelet e ankthit pas periudhës 12-javore, grupi që u trajtua me Ashwagandha i uli pikët e ankthit me 55%, kundrejt 30.5% të grupit tjetër. Diferenca domethënëse midis dy grupeve u panë dhe në shëndetin mendor, përqëndrim, funksionin social, vitalitet, lidhje dhe cilësinë e përditshme të jetës, ku grupi i Ashwagandha tregoi përmirësime më të mëdha. (7)
Për më tepër, studiuesit treguan se Ashwagandha nuk pati efekte anësore. Përfitimi më i madh i Ashwagandha është se ka shumë pak ose aspak kundër-indikacione, ndryshe nga medikamentet konvencionale anti-depresantë dhe anti-anksiozë, të cilët mund të shkaktojnë përgjumje ose pagjumësi, humbje të dëshirës seksuale dhe rritje të oreksit, përveç efekteve të tjera anësore.
- Përmirëson depresionin
Ashwagandha është mjaft e efektshme jo vetëm për personat anksiozë ose me stres kronik, por dhe për ata me shenja depresioni. Ashwagandha përmirëson rezistencën ndaj stresit, i cili shkakton depresionin dhe disbalancën hormonale. Studimet kanë treguar se Ashwagandha vepron si një medikament natyral i depresionit, dhe mund të përdoret si një stabilizues humori në kushtet klinike të depresionit.
- Balancon nivelin e sheqerit në gjak
Ashwagandha vlerësohet për efektet e saj anti-diabetike, të cilat bëhen të mundura për shkak të prezencës së përbërësve fenolikë, përfshirë flavonoidet. Studimet kanë treguar që flavonoidet poseidojnë veti hipoglicemike. Një studim i kryer mbi brejtësit arriti në përfundimin që rrënjët dhe gjethet e Ashwagandha ndihmojnë për të arritur një nivel normal të sheqerit në gjak, te minjtë diabetikë. (8) Të dhënat e studimeve sugjerojnë se Ashwagandha është e vlefshme në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe reduktimin e inflamacioneve te njerëzit. (9)
- Ndihmon për të luftuar kancerin
Studimet sugjerojnë se Ashwagandha ka efekte antitumorale premtuese, mund të ndihmojë në reduktimin e rritjes së tumoreve dhe parandalimin e rritjes së qelizave tumorale. Ashwagandha ka shfaqur rezultate në frenimin e përhapjes së qelizave kanceroze – veçanërisht ato të gjirit, mushkrive, stomakut dhe zorrës së trashë, të cilat janë disa prej tumoreve më të përhapura në botë. Besohet se Ashwagandha ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave kanceroze, kryesisht për shkak të forcimit të sistemit imunitar dhe vetive të saj antioksidante. (10)
Për më tepër, sipas shumë studimeve, Ashwagandha ndihmon në reduktimin e efekteve anësore të kurave anti-tumorale, të cilat ulin imunitetin dhe cilësinë e jetës. Ashwagandha vepron si një imuno-modulator veçanërisht te pacientët që rrezikohen nga ulja e imunitetit. (11)
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Ethnopharmacology, marrja e Ashwagandha si suplement rrit rruazat e bardha (leukocitet) në gjak, e cila ndikon në forcimin e sistemit imunitar. Pakësimi i rruazave të bardha në gjak është një shqetësim madhor në pacientët që trajtohen me kemioterapi, duke i vënë ata përballë me një rrezik të lartë ndaj infeksioneve. Kjo është arsyeja pse Ashwagandha mund të shërbejë si një suplement në trajtimet kovencionale të tumoreve. (12)
- Redukton degjenerimin e qelizave të trurit dhe përmirëson memorjen
Stresi emocional, fizik dhe kimikë mund të dëmtojnë trurin dhe sistemin nervor. Kërkimet e fundit kanë provuar se Ashwagandha është më shumë se një qetësues stresi; ajo mbron trurin nga degjenerimi qelizor, i cili çon në sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson. Një nga arsyet kryesore pse Ashwagandha është kaq efektive është për shkak të përmbajtjes së saj të lartë me antioksidantë të cilët shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakjen.
Uitaferina A dhe uitanolidi D janë dy uitanolidet kryesore të Ashwagandhas që shërbejnë për të përmirësuar funksionin konjitiv. Uitanolidet janë steroide natyrale që gjenden zakonisht te bimët e familjes Solanaceae. Kur këto steroide u injektuan te brejtësit për të testuar aftësitë përmirësuese konjitive, studiuesit zbuluan se ato ndihmonin për të pëermirësuar qelizat dhe reduktuar ngarkesat beta amiloide të cilat janë përgjegjëset kryesore në zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. (13)
Sipas studimit të publikuar në 2017 në Journal of Dietary Supplements, Ashwagandha rrit në mënyrë efektive memorien e përgjithshme dhe atë imediate në njerëzit me probleme konjitive. Kjo bimë, përmirëson gjithashtu, vëmendjen, shpejtësinë e marrjes së informacionit dhe aftësinë mendore. Një studim që përfshiu 50 persona të rritur të cilët morën 300 mg Ashwagandha doli në përfundimin se trajtimi me Ashwagandha përmirëson memorien dhe aftësitë konjitive. (14)
- Forcon sistemin imunitar
Për shkak se Ashwagandha vepron si një adaptogjen që redukton hormonet e stresit, ajo ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe reduktimin e inflamacioneve në trup. Duke përmirësuar sistemin imunitar, Ashwagandha është efikase në trajtimin e inflamacioneve të ndryshme. (15,16)
- Rrit Staminën dhe Rezistencën
Shumë studime kanë treguar që Ashwagandha mund të rrisë rezistencën gjatë aktivitetit fizik duke përmirësuar funksionet te trurit dhe reduktuar dhimbjet trupore. Për shkak të efekteve energjizuese në tru dhe aftësisë së saj për të pakësuar hormonet e stresit, Ashwagandha ka treguar përmirësime të dukshme të përqëndrimit, motivimit dhe staminës.
Në vitin 2015, një studim i kryer në Indi nxorri në pah efikasitetin e Ashwagandha në rritjen e rezistencës kardiorespiratore në 50 atletë të rritur. Gjatë këtij studimi, u mat konsumi i oksigjenit të çdo pjesëmarrësi në një test vrapimi 20 minutësh. Pjesëmarrësve ju dha gjithashtu një pyetësor rreth shëndetit fizik, mendor, marrdhënieve sociale dhe faktorëve mjedisorë, për tu njohur me ndryshimet e cilësisë së jetës pas trajtimit me Ashwagandha. Studiuesit zbuluan se Ashwagandha përmirësoi rezistencën kardiorespiratore në një trajtim 8-12 javor, dhe përmirësoi në mënyrë të dukshme cilësinë e jetës në pjësëmarrësit në këtë test. (17)
Një studim mbi minjtë laboratorikë, doli në përfundimin se Ashwagandha është në gjendje të rrisë rezistencën fizike gjatë një testi noti. Minjtë që konsumuan Ashwagandha përpara testit, notuan për 740 minuta, përkundër 385 minutave që notoi grupi që nuk mori Ashwagandha. Trajtimi me Ashwagandha thuajse dyfishoi kohën e notimit; kjo tregoi ndikimin e Ashwagandha në rrtjen e rezistencës fizike. Shkencëtarët besojnë se vetitë antistres të Ashwagandha ndihmojnë në rritjen e staminës, dhe efekte të ngjashme mund të ketë dhe te njerëzit, për shkak të aftësisë së kësaj bime për të balancuar hormonet adrenale që marrin pjesë në aktivitetin fizik.
- Ndihmon në rritjen e masës muskulore.
Ndoshta është suprizë për çdokënd që Ashwagandha ka veti të rrisë masën muskulore dhe forcën. Për këtë arsye, Ashwagandha mund të jetë një “armë” shtesë për njerëzit që merren me stërvitje rezistence dhe forma të tjera të stërvitjes për të forcuar muskujt dhe rritur masën e tyre.
Një studim i vitit 2015, i publikuar në Journal of the International Society of Sports Nutrition theksonte se konsumi i Ashwagandha sjell një rritje domethënëse të masës dhe fortësisë muskulore. Studimi 8-javor përfshiu 57 meshkuj midis 18 dhe 50 vjeç me eksperiencë të pakët në stërvitjen për rezistencë. Meshkujt e grupit të trajtuar me Ashwagandha konsumuan 300 mg dy herë në ditë, dhe grupi tjetër konsumoi placebo.
Studiuesit zbuluan se grupi i trajtuar me Ashwagandha pati një rritje dukshëm më të madhe të fuqisë muskulore në ushtrimet e forcës me shtanga si dhe ushtrimet për muskujt e këmbëve. Personat që konsumuan Ashwagandha shfaqën gjithashtu rritje të madhe të masës muskulore në krahë dhe kraharor, si dhe patën një reduktim të ndjeshëm të dëmtimeve muskulore, rritje të nivelit të testosteronit dhe një rënie të madhe të përqindjes dhjamore në trup. (18)
- Ndihmon në përmirësimin e shëndetit seksual dhe fertilitetit
Në mjekësinë ayurvedic-e, Ashwagandha është përdorur si një afrodiziak natyral që mund të ndihmojë në përmirësimin e disfunksionit seksual. Ashwagandha është përdorur gjithashtu për të rritur nivelin e testosteronit dhe përmirësuar fertilitetin mashkullor. Një studim pilot i publikuar në BioMed Research International përcaktoi si mjaft efikas përdorimin Ashwagandha për 8 javë për të përmirësuar funksionin seksual në 50 gra të shëndetshme. Kërkuesit zbuluan se pas trajtimit me Ashwagandha u rritën funksionet seksuale, veçanërisht lubrifikimi dhe orgazma. (19)
Një tjetër studim analizoi aktivitetin spermatogjenik të Ashwagandha në pacientët me përqëndrim të ulët të spermës dhe infertilitet mashkullor. 46 meshkuj morën pjesë në studim dhe u trajtuan me 675 mg Ashwagandha të ndara në tre doza në ditë për një periudhë 90 ditore. Në fund të trajtimit u vlerësuan parametrat e spermës dhe niveli hormonal. Studiuesit zbuluan se u rrit 167% numri i spermatozoideve, u rrit 53% volumi i spermës dhe 57% lëvizshmëria e spermatozoideve. (20)
Dhe në 2010, një studim i publikuar Fertility and Sterility, doli në përfundimin se Ashwagandha qe në gjendje të përmirësojë nivelin e testosteronit në 75 meshkuj që kishin probleme infertiliteti. Ashwagandha gjithashtu, reduktoi stresin oksidativ dhe përmirësoi nivelin e antioksidantëve të ndryshëm në grupin e trajtuar. (21)
Vlerat ushqyese të Ashwagandha
Bazuar në kërkimet e International Journal of Home Science, 1,000 miligramë të pluhurit të rrënjës së Ashwagandha të dehidratuar përmbajnë si më poshtë: (22)
- 2.5 Kalori
- 0.04 grams protein
- 0.032 grams fibra
- 0.05 gramë karbohidrate
- 0.03 miligramë hekur
- 0.02 miligramë kalcium
- 0.08 mikrogramë karoten
- 0.06 miligramë vitaminë C
Ashwagandha përmban shumë elementë të dobishëm, përfshirë flavonoide dhe antioksidantë si katalasë, superoksid dismutase dhe glutathion, i cili njihet si “nëna” e të gjithë antioksidantëve. Përmban gjithashtu alkaloide, amino acide (përfshirë triptofanin), neurotransmetues, sterole, taninë, dhe triterpene. Janë këta përbërës kaq të vlefshëm që e bëjnë Ashwagandha të ketë këtë aktivitet farmakologjik të fuqishëm.
Ashwagandha vs. Maca vs. Ginseng
Ngjashmëritë
- Ashwagandha, maca dhe ginseng janë bimë që janë përdorur prej shekujsh për vetitë e tyre mjekësore.
- Të treja këto bimë përmbajnë antioksidantë të fuqishëm dhe njihen që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit të trurit, rregullojnë humorin, përmirësojnë funksionet seksuale, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, reduktojnë inflamacionet dhe rrisin nivelin e energjisë në organizëm.
- Të treja këto bimë gjenden në trajtë ekstrakti, kapsulash dhe pluhuri, të cilat janë me prejardhje më së shumti nga rrënjët e bimës.
Ndryshimet
- Këto tre bimë kanë shije totalisht të ndryshme. Ashwagandha është e njohur për shijen e hidhur, dhe kjo është arsyeja pse merret më shumë në trajtë kapsulash ose pluhuri që përzjehet me ushqime të tjera. Maka ka një shije të thatë, dhe është më e shijshme, ndërsa ginseng ka një shije pikante të hidhur.
- Ginseng është përdorur në mjekësinë tradicionale Kineze, gjurmët e Maca na çojnë në lashtësinë Peruane dhe Ashwagandha është përdorur gjerësisht në mjekësinë Ayurvedic-e (Indiane)
- Doza e rekomanduar për secilën është e ndryshme. Për Ginseng, doza efektive varion nga 200-900 mg në ditë, për Maca është 1-3 lugë gjelle në ditë dhe për Ashwagandha është 1000-1500 mg në ditë.
Efektet anësore të Ashwagandha
Ashwagandha përbëhet nga laktone steroidale të uitanolideve, përfshirë uitanolidin A, uitaferinën A, dhe uitanonin. Këto struktura janë unike te Ashwagandha dhe kanë efekte mjekësore të ndryshme. Disa pjesë të bimës përmbajnë më shumë nga këta përbërës se të tjerat, kështu që kur zgjidhni ekstraktin e Ashwagandha duhet të bëni kujdes nga e ka prejardhjen. Ekstrakti i gjethes, normalisht përmban më tepër uitaferinë A se ekstrakti i rrënjës.
Nëse Ashwagandha merret në dozën e duhur, konsiderohet si e sigurt për përdorim njerëzor. Disa efekte anësore të mundshme të Ashwagandha përfshijnë shqetësime të stomakut, të vjella dhe diarre. Nëse vini re ndonjë nga këto efekte anësore, ndërprisni përdorimin.
Ashwagandha nuk duhet përdorur asnjëherë nga gratë shtatzëna ose në laktacion.
Personat që përdorin mjekime për diabetin, tensionin, mjekime për të ulur sistemin imunitar, ose për probleme me tiroidet, nuk duhet të përdorin Ashwagandha pa rekomandimin e mjekut. Personat me hipertiroidizëm mund të vënë re një rritje të funksionit të tiroideve kur përdorin Ashwagandha dhe duhet ta konsumojnë atë vetëm nën kontrollin e mjekut.
Është e mundur që Ashwagandha të rrisë simptomat e sëmundjeve autoimune si skleroza multiple (MS), lupus dhe artriti reumatoid.
Nëse keni planifikuar ndërhyrje kirurgjikale që kërkon anestezi, duhet të ndërprisni marrjen e Ashwagandha të paktën dy javë përpara. (24)
Përfundime:
- Ashwagandha, me emrin botanik Withania somnifera, është një bimë e rëndësishme në mjekësinë Ayurvedic-e pasi shërben për shumë qëllime dhe përfitime për organizmin, përfshirë sistemin imunitar, nervor, endokrin dhe riprodhues.
- Ashwagandha gjendet më së shumti në trajtë pluhuri ose kapsulash, kryesisht nga rrënjët e bimës.
- Është një nga adaptogjenët më të njohur, për shkak të vetive të shumta që ka, si:
- Përmirësimi i sistemit tiroid
- Qetësimi adrenal
- Lufton stresin dhe ankthin
- Përmirëson depresionin
- Balancon nivelin e sheqerit në gjak
- Ndihmon në luftën ndaj kancerit
- Redukton degjenerimin e qelizave të trurit dhe përmirëson kujtesën.
- Forcon sistemin imunitar
- Rrit staminën dhe qëndrueshmërinë
- Rrit fuqinë muskulore
- Përmirëson funksionin seksual dhe fertilitetin.