Mix
Cara Delevingne ka në plan të heqë disa tatuazhe, por pse?
Një fillim i riii për Cara Delevingne, në aspektin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Modelja 30-vjeçare thotë se ka në plan që t’ia nisë nga e para dhe të fshijë disa prej tatuazheve të saj.
Ajo u shpreh se ky veprim do të simbolizojë ndryshimet dhe fillimin e ri që po ndodh në jetën e saj, pas vendimit për t’u rehabilituar prej varësisë nga substancat narkotike. Cara tha se ndërmori një trajtimi me 12 hapa pas fotove shqetësuese në aeroport, të shkrepura nga paparacët. Pas atyre fotove, ajo kuptoi se i duhej të rikthehej në realitet.SPLASH / BACKGRID
Ylli i “Only Murders in the Building” e bëri tatuazhin e parë në vitin 2013, një luan për shenjën e saj të horoskopit dhe sipas saj, ky ishte një akt rebelimi, pasi kontratat me agjencitë e modelingut nuk e lejonin të bënte tatuazhe dhe në njëfarë mënyre, i kontrollonin trupin.
Pas vitit 2013, Cara ka bërë disa tatuazhe matchy-matchy me miket e saj: një trëndafil me Selena Gomez; një lule me Paris Jackson; fjalën “soulmate” (shpirt binjak) me Kaia Garber dhe inicialet e ish-të dashurës, Ashley Benson në brinjë.
Dy sy në qafë.
Ah, edhe një tatuazh që tregon dashurinë e saj për beikon.
Nuk e dimë se cilët tatuazhe do të lënë trupin e Cara-s, por kur ta marrim vesh, do të të themi.