Lidhu me ne

Mix

10 këshilla të arta për një mëngjes të shëndetshëm

Një mëngjes i shëndetshëm duhet të përfshijë ushqime nga të paktën 3 grupe ushqimore, gjëja më e rëndësishme është semëngjesi bën vaktin më të rëndësishëm të ditës për shumë njerëz Anashkalimi i mëngjesit është një zakon i keq, sepse është ngushtë i lidhur me rritjen e peshës dhe sigurisht që mund të kalohet edhe në obezitet.

Është më se e vërtetë: studime të shumta shkencore në fakt tregojnë se, në veçanti, fëmijët që hanë mëngjes janë më të dobët se ata që e kalojnë këtë vakt dhe mbi të gjitha kanë rezultate më të mira shkollore.

Lexo më poshtë dhjetë këshilla të arta për një mëngjes të shëndetshëm që na bën të fillojmë me këmbën e duhur mëngjesin si dhe ta përballojmë ditën plot me energji.

Mëngjesi është vakti i parë i ditës: duhet të jetë i balancuar dhe i plotë për të siguruar trupin me të gjitha elementet e nevojshme për të përballuar më mirë aktivitetet e përditshme dhe duhet të jetë një moment i këndshëm për ta filluar me një buzëqeshje.

Është e rëndësishme t’i kushtohet koha e duhur mëngjesit: jo më pak se 15 minuta, për të shijuar ushqimin që zgjidhni, për të pirë pijen me qetësi, si dhe për të shijuar “të gjithë të mirat” e këtij vakti!

Mëngjesi është një vakt në të gjitha aspektet, në analogji me drekën dhe darkën. Përbërja nuk është kurrë një model unik, por ndryshon sipas shijeve, zakoneve dhe traditave.

 Mëngjesi duhet të jetë i balancuar: jo shumë, por jo vetëm një kafe. Duhet të përmbajë rreth 20% të kalorive të përditshme.

Kur keni më shumë kohë, mund të përgatisni madje edhe një tryezë të plotë me propozime të ndryshme, të shëndetshme dhe të shijshme.Mëngjesi duhet të përmbajë pije, sepse ato ndihmojnë për të rivendosur ujin e eliminuar nga trupi gjatë orëve të natës. Përmbajtja e proteinave të mëngjesit rrjedh kryesisht nga qumështi dhe derivatet e saj (jogurt), të cilat përmbajnë proteina me cilësi të lartë ushqyese.

 Është zakon i mirë që të hani fruta për mëngjes: mos i lini pas dore, sepse përmbajnë fibra, kripëra minerale, vitamina, polifenol dhe ujë.

Mëngjesi i italianëve është mbi të gjitha i ëmbël.

Të pëlqesh gjërat e ëmbla nuk do të thotë të keqpërdorësh sheqerin: është mirë t’i ëmbëlsosh pak pijet por duhet të kontrollosh edhe sasinë e sheqernave të thjeshta të pranishme në produkte dhe pije.

Është e rëndësishme të mësoheni me etiketat e ushqyerjes dhe të edukoni fëmijët që në moshë të hershme të mos tejkalojnë sheqernat.

Zakon i mirë është që të hani ushqime të ndryshme për të ruajtur kënaqësinë e mëngjesit, sidomos tek fëmijët.

Një rotacion inteligjent i ushqimeve lehtëson zakonin e të pasurit një mëngjes të plotë dhe marrjen e të gjitha lëndëve ushqyese, me pasoja të efektshme në efikasitetin psiko-fizik, në kuptimin e ngopjes në orët e ardhshme dhe në arritjen e efekteve mbrojtëse në përgjithësi mbi shëndetin.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix8 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix8 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix8 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix8 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar9 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix9 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike9 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix9 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix10 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook