Lidhu me ne

Mix

Si të jesh njeri më i mirë ?!

5 Traits That Shows You Have a Great Personality — Her Culture

Dhe të përmirësosh veten nuk kërkon aq shumë veprime sa mund të kesh menduar, sepse të gjitha fillojnë nga ty. Sapo të jesh e gatshme për të bërë ndonjë ndryshim, e para gjë që duhet të shohësh është vetja: si të bëhesh njeri më i mirë? 

Shiko 8 mënyra të thjeshta për ta bërë veten njeri më të mirë:

Bëhu më sociale!

Gjej një shkak, një arsye a një qëllim që të pëlqen dhe shiko si mund të kontribuosh. Bëhu vullnetare çdo tre muaj për një kauzë në interes të njerëzve (ose edhe më shpesh), ose bëj një donacion. Ka një çështje të caktuar që të emocionon? Angazhohu me të.

Shiko gjithçka me një këndvështrim të ri!

Herën tjetër që do jesh gati për të gjykuar, vlerësoje situatën nga një këndvështrim tjetër përpara se të supozosh apo hamendësosh. Po të praktikosh këtë rregullisht, do ta ndihmosh veten në qetësimin e refleksit të gjykimit dhe do ta nxitësh më shumë me dhembshuri.

Merr përgjegjësi!

Është e lehtë të justifikohesh gjithmonë dhe të vësh gishtin diku gjetkë, por të punosh me përgjegjësi edhe në situata të vështira është një angazhim serioz që në fund, i bën mirë vetes.

Ji mirënjohëse!

Të shprehësh mirënjohjen është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar veten. Shko edhe më shumë sesa një “faleminderit” dhe përpiqu ta kthesh vlerësimin. Do ta shohësh që marrëdhëniet do të përmirësohen dukshëm.

Ndaj më shumë kohë me të tjerët!

Çelësi këtu është të bësh diçka të bukur për ta ndarë me të gjithë, por pa pritur asgjë në këmbim. Nëse ke ndonjë koleg që ka nevojë për një projekt ose një mik që do të vlerësonte ndihmën për një çështje personale, lëre mënjanë egoizmin dhe jepi një dorë.

Kontrollo negativitetin!

Negativiteti është ngjitës, por kështu është edhe e kundërta. Në vend që ta ushqesh veten me thashetheme ose të flasësh për gjërat e tua, mendo për gjëra të bukura dhe jepi vetes ndjesi të mira. Mjafton edhe një person për të ndryshuar gjendjen e të tjerëve.

Ji mendjehapur!

Rezistoju “thirrjeve” që të imponojnë të besosh dikë tjetër dhe mënyrën e tij të të menduarit (Shih pikën # 2.) Merr një mësim të ri dhe prano faktin se nuk je gjithmonë e drejtë – një empati e vogël nuk bën keq asnjëherë.

Ji e sjellshme dhe e respektueshme, gjithmonë!

Kjo nuk do shumë mend, por gjithsesi duhet rikujtuar. Pavarësisht nëse je në ditë të mirë apo të keqe, mënyra si i trajton të tjerët duhet të mbetet e njëjtë.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar14 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix14 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook