Lidhu me ne

Mix

Si ka lindur muzika ? Nga lindi muzika? Ja cilat janë teoritë kryesore

Hands playing a wooden flute - shutterstock

Nga do që të hidhni sytë do të gjeni muzikë. Pa asnjë përjashtim të vetëm, çdo kulturë prodhon një formë të sajën të muzikës. Ashtu si gjuha, muzika është një tipar universal i specieve tona, dhe përgjatë mijëvjeçarëve ajo ka krijuar një simfoni globale të larmishme dhe mahnitëse.

Por origjina e saj mbetet një nga sekretet e mëdha të historisë njerëzore. Instrumentet më të vjetra të njohura janë disa flautë të bërë nga kockat e kafshëve 42.000-vjeçare të zbuluara në një shpellë në Gjermani. Muzika vokale me siguri i paraprin këtyre veglave, por problemi, sipas muzikologut të Universitetit të Amsterdamit Henkjan Honing, “është se muzika nuk fosilizohet dhe as truri ynë”.

Shkencëtarët debatojnë ende se për çfarë qëllimi evolucionar shërben muzika. Dhe për shkak se synimi i tij është mjaft enigmatik sa që ushqen një debat të zjarrtë, disa skeptikë pyesin nëse muzika i shërben ndonjë qëllimi. Çarls Darvini mendonte se po.

Tek muzika, ai gjeti prova për teorinë e tij më pak të njohur të përzgjedhjes seksuale. Duke bërë një krahasim me këngën e zogjve –që është pjesërisht një taktikë dashurie – ai propozoi në librin e tij të vitit 1871 “Prejardhja e njeriut”, se ndonëse melodia jonë nuk na ndihmon të mbijetojmë nga njëra ditë në tjetrën, ajo mund të kishte evoluar “për hir të sharmit të seksit të kundërt”.

Kjo pamje e muzikës si një këngë dashurie primitive është sot më pak në modë. Por vendin e saj e kanë zënë një sërë idesh të reja, ndërsa psikologët, shkencëtarët njohës, antropologët dhe të tjerët vazhdojnë që të përballen me misterin e muzikës.

Për dekada, studiuesit e muzikës janë ndarë pak a shumë në dy kampe: ata që besojnë se muzika është një përshtatje biologjike, dhe ata që besojnë se ajo është një shpikje kulturore. Në argumentin e fundit, ritmet, meloditë dhe harmonitë me të cilat kënaqemi, nuk janë më shumë se sa një aktivitet i shkujdesur, siç shprehet psikologu evolucionar Stiven Pinker në librin e tij të vitit 1997 “Si funksionon mendja”.

Në vend se të jetë një adaptim biologjik më vete, muzika është një nënprodukt i rastësishëm i këndshëm i adaptimeve të tjera, si gjuha. “Për sa i përket shkakut dhe efektit biologjik, muzika është e padobishme. Muzika mund të zhduket nga speciet tona dhe pjesa tjetër e jetës sonë do të mbetej praktikisht e pandryshuar”- mendon ai.

Por disa ekspertë e cilësuan këtë gjykim si shumë shpërfillës. Tek e fundit, aftësia për të bërë dhe shijuar muzikë duket e ngulitur në secilin prej nesh, ashtu si adaptimet e tjera të vlefshme. Sot muzika është një profesion, por edhe “njerëzit e zakonshëm që nuk kanë marrë kurrë leksione muzike, kanë njohuri të nënkuptuara të strukturës së muzikës së kulturës së tyre”- thotë Sandra Trehub, psikologe në Universitetin e Torontos, Kanada.

Ata mund të mos njohin një arpezh nga një interval, por mund të mbajnë një ritëm, të kopjojnë një melodi dhe të lëvizin trupat e tyre sipas muzikës. Trehub studion perceptimin e muzikës tek foshnjat. “Ato mahniten nga muzika”- thotë ajo, duke shtuar se aftësia e tyre për të dalluar ndryshimet në lartësinë e notave dhe kohën e tyre është në shumë aspekte e ngjashme me të rriturit.

Madje ata mund t’i kujtojnë meloditë edhe disa muaj pasi i kanë dëgjuar. “Prandaj them se kjo duhet të ketë një bazë biologjike”- thekson ajo. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se kemi evoluar enkas për muzikën, por shumë shkencëtarë kanë ofruar shpjegime pse kjo mundet të ketë ndodhur.

Disa prej tyre argumentojnë se muzika është një mekanizëm që nxit lidhjet shoqërore. Ajo na ndihmon të bashkëjetojmë në grupe kohezive që funksionojnë mirë. Një mundësi tjetër është që muzika ka lindur nga tingujt qetësues që bëjnë prindërit për të komunikuar me foshnjat. Nëse ninullat parahistorike përmirësonin lidhjet prind-foshnje dhe mbijetesën e pasardhësve, mund të ketë pasur një nxitje evolucionare për kujdestarët e fëmijëve.

Madje disa studiues argumentojnë se versioni më i hershëm i muzikës, mund t’i ketë dhënë shkas lindjes së vetë gjuhës (edhe Darvini e besonte këtë). Të tjerët mendojnë se muzika dhe gjuha ndajnë një paraardhës të përbashkët.

Në librin e arkeologut Stiven Miten “Këngët e Neandertalëve”, ky paraardhës i yni kishte një sistem të lashtë komunikimi që mban akronimin onomatopoeik “Hmmmmm” (holistik, manipulues, multi-modal, muzikor dhe mimetik). Stiven Braun, një neuroshkencëtar në Universitetin Mekmaster, e quan atë “gjuhë muzikore”.

Burimi : https://www.discovermagazine.com/planet-earth/where-did-music-come-from-here-are-the-leading-theories

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook