Mix
Annie Wersching, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv 24, vdes në moshën 45-vjeçare
The Guardian
![](https://www.podiumi.com/wp-content/uploads/2023/03/image-3.jpeg)
Aktorja Annie Wersching, e njohur më së shumti për rolin e saj si agjentja e FBI-së Renee Walker në serialin televiziv 24, ka vdekur në moshën 45-vjeçare.
Wersching vdiq të dielën në mëngjes në Los Anxhelos pas një beteje të rëndë me kancerin, tha publicisti i saj për Associated Press. Lloji i kancerit nuk u specifikua.
Neil Druckmann, i cili krijoi videolojën The Last of Us në të cilën Wersching dha zërin për Tess, shkroi në Twitter: “Sapo humbëm një artiste dhe një qenie njerëzore tepër të bukur. Zemra ime është e thyer. Mendimet dhe ngushëllimet e mija janë me të dashurit e saj.”
Aktori Abigail Spencer, i cili u shfaq me Wersching në serialin sci-fi Timeless, shkroi në Twitter: “Të duam Annie Wersching. Do të na mungosh pa masë.”
E lindur dhe e rritur në St Louis, Missouri, Wersching u shfaq në dhjetëra shfaqje televizive gjatë karrierës së saj dy dekadashe. Njohja e saj e parë e sukseshme si aktore ishte në Star Trek: Enterprise, dhe ajo do të vazhdonte të kishte role sërish në sezonin e shtatë dhe të tetë të 24, si dhe në Bosch, The Vampire Diaries, Marvel’s Runaways, The Rookie dhe së fundmi, në sezonin e dytë të Star Trek: Picard si Mbretëresha Borg.
Wershing u diagnostikua me kancer në vitin 2020, sipas Deadline, dhe vazhdoi të punonte pavarësisht kësaj. Ajo la pas bashkëshortin e saj, aktorin Stephen Full dhe tre djemt. Një faqe për ta mbështetur financiarisht është krijuar për familjen e saj në internet.