Mix
Mbi 135 milionë kërkime në Google/ Dua Lipa, femra shqiptare më e kërkuar në botë
Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com, analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.
Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfektë, më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare.
Dua Lipa po del të jetë gruaja shqiptare më e kërkuara në botë.
Lipa shfaqet si femra shqiptare me numrin më të madh të kërkimeve në mbarë globin (73 milionë) në platformën Google.
Nga hulumtimi rezultoi se Dua Lipa dominon në këtë renditje, e ndjekur nga Rita Ora dhe Bebe Rexha (me nga 12 milionë) si dhe Ava Max (me 9.8 milionë).
Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (me 8 milionë) dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melimtx, e më pas nga një ndër aktoret më të suksesshme shqiptare, Eliza Dushku.
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit tregojnë se në këtë listë janë edhe femra shqiptare të cilat karrierën e tyre e zhvillojnë në trevat shqiptare, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.