Lidhu me ne

Radar

Ambasada Britanike financon Nismën Thurje kur është e ndaluar me ligj


Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet sociale një projekt që ai e quan Akademi Politike, e cila financohet edhe nga Ambasada e Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë. Shabani ka shpallur veten kandidat për bashkinë e Tiranës më 28 shkurt nga partia politike Nisma Thurje.

Po a lejohet ky lloj financimi nga një shtet i huaj për një parti politike shqiptare? A jemi përballë një skandali ku një parti mbështetet publikisht nga një ambasadë me fonde, duke u mbuluar me Akademi apo shpikje të këtij lloji?

CNA.al ka mundur të nxjerrë të dhëna të ligjit 8580 për partitë politike, ku në nenin 21 thuhet se partive politike u ndalohet financimi nga qeveri të huaja.

“Ndalohet ndihma financiare dhe material nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, si dhe nga ente vendase publike ose me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror”, thuhet në ligjin për partitë politike.

Nisma Thurje në këtë rast është financuar nga qeveria britanike, pasi financuesi është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Fondacioni “Westminster Foundation for Democracy”.

Pra jemi përballë faktit që një parti politike shqiptare, e cila është regjistruar në zgjedhje dhe ka edhe kandidatë zyrtarë të shpallur, ka marrë  një financim të huaj.

Ligji e thotë qartë, partitë ndalohen të marrin financime nga qeveri të huaja.

Por Endri Shabani, ka të tjera pretendime, sepse sipas tij nuk jemi në fushatë elektorale, kohë e cila në fakt nuk përcaktohet në ligj.

I pyetur nga CNA.al ai tha, se “është akademi politike, e cila është bërë më përpara me LSI-në, me PS-në, me PD-në, kështu që kam përshtypjen se nuk e ke parë mirë kodin zgjedhor dhe ligjin e partive politike. Në fushatat zgjedhore partitë politike nuk mund të financohen nga subjektet e huaja jo gjatë gjithë kohës”.

Përshembull, sipas Shabanit, PD-ja punon gjatë gjithë kohës me fondacionin gjerman, partitë e tjera me fondacione tjera, Friedrich Ebert me PS-në. Nuk ka filluar fushata elektorale dhe nuk është financim për fushatat elektorale. Është Akademi Politike që ata e organizojnë në bashkëpunim me të rinjtë e Nismës Thurje”.

Për Endri Shabanin nuk ka asnjë shkelje të ligjit, pasi kështu është vepruar gjatë gjithë kohës nga PD-ja, PS-ja apo partitë tjera me fondacione të ndryshme, por edhe LSI-ja, PD-ja dhe PS-ja mund të kenë qenë në shkelje të ligjit.

Në këtë rast nuk është një fondacion që financon të rinjtë apo trajnon të rinjtë e një partie politike, por është një ambasadë, e cila financon një parti politike dhe jemi apo nuk jemi në fushatë, ligji nuk ka përcaktim.

Më tej, duhet theksuar se jemi në prag të zgjedhjeve, zoti Shabani ka shpallur kandidaturën dhe partia e tij po mbledh firma në derën e Bashkisë së Tiranës.

A mund të ketë një keqinterpretim apo keqkuptim si përshembull që qeveria britanike mbështet Nismën Thurje? Sepse jemi pak javë para zgjedhjeve.

Nisma Thurje është regjistruar në KQZ në zgjedhjet e 2021, për zgjedhjet e 14 majit Shabani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, çka do të thotë se ai shkon si kandidat për kryetar bashkie i Tiranës nëpër takime, nuk mund të shkojë si qytetar i thjeshtë.

A mund të keqinterpretohet kjo se ky është edhe kandidat i Ambasadës që po e financon?

Pas pak javësh fillon zyrtarisht fushata. Si mundet që në prag të fushatës të financohet një parti politike? Akademi apo çfarë shpikje i venë përpara Shabanit, që nga njëra anë është kandidat e nga ana tjetër bën aktivitete në emër të një akademie.

Jemi apo nuk jemi në zgjedhje financimet e partive politike nga qeveri të huaja janë të ndaluara me ligj.

Nisma Thurje është një parti e cila shfaqet sa herë ka zgjedhje se pjesën tjetër është si një “shoqatë”,  këtë e treguan edhe zgjedhjet e 2021-shit.

Nëse financimin e marrin si shoqatë është në rregull, por kjo është një parti e regjistruar dhe ka një kandidat të shpallur tashmë dhe nuk mund t’ju thuhet njerëzve se nuk ka shkelje të ligjit. Ligji për partitë e thotë saktësisht.

Zoti Shabani pretendon se nuk ka shkelje të ligjit. CNA.al pas këtij konstatimi dhe këtij raportimi i është drejtuar KQZ-së dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar me një kërkesë zyrtare në lidhje me faktin se a ka një shkelje të ligjit dhe pse po financohet kjo parti politike nga fondet e një qeverie të huaj.

 CNA

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix1 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook