Lidhu me ne

Aktualitet

Kryeministri Rama bisedë me qytetarët – Pikat kryesore

rama-live-701x397

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj për rreth një orë pyetjeve të qytetarëve, në një bisedë të shfaqur drejtpërdejt në Facebook.

Më poshtë kemi përmbledhur disa nga pohimet kryesore të tij.

Për korrupsionin

Kemi luftuar korrupsionin por ka ende probleme të mëdha. Duhet të ndërtojmë sisteme funksionale që e bëjnë të pamundur ekzistencën e korrupsionit.

Për miratimin e ligjit të kontrollit të figurës (vetingu)

Nuk e kemi konsensusin e PD dhe unë dua të shpresoj se PD do të reflektojë dhe do të përpiqet ta fsheh se nuk e do reformën në drejtësi, por me ose pa konsensusin e PD ne do të shkojmë përpara.  Këto ligje do të kalojnë me 84 apo më shumë vota të shumicës qeverisës

Për reformën në drejtësi

Unë besoj që Shqipëria e ka kastën e prokurorëve që i duhen për të zbatuar reformën në drejtësi, mjafton të çliroj drejtësinë nga të korruptuarit.

Do miratojmë sot ligjin e vettingut dhe më pas gjashtë ligje të tjera. Reforma me procesin e vetingut do të fillojë të zbatohet.

Për koalicioni qeveritar

Koalicioni ka shumë mbështetës. Koalicioni ka dhe shume skeptik dhe kundërshtarë.

Ne do ulemi në një tryezë dhe do të diskutojmë programin e katërvjeçarit të ardhshëm. Dhe do të vendosim si do të paraqitemi përpara qytetarëve në zgjedhje. Koalicioni ka një anëtarë të ri, PDIU-në.

Ky koalicion në të përditshmen ka shumë probleme por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e reformave që po transformojnë Shqipërinë.

Për luftën ndaj kultivimit të kanabisit

Qeveria është serioze për luftën kundër kanabisit, e cila nuk mbyllet dot sa hap e mbyll sytë. Është një betejë e rëndësishme kur ne shkatarruam “Republikën e turpit”, Lazaratin.

Partia demokratike nuk ka dhe vazhdon të prodhoj dhe riprodhojë teori konspiracioni. Shqipëria jo. Ne nuk jemi vetëm, punojmë me partnerë, jemi pjesë e një proçesi që na ka vënë në lupë. Nëse këto do ishin të vërteta ne nuk do të ishim kaq pranë hyrjes në BE.

Për rritjen e rrogave dhe pensioneve

Heqaj e taksës së sheshtë ka rritur realisht rrogën. Kemi shtuar para të marra nga rroga në xhepin e qytetarëve që punojnë në sektorin publik me 7 për qind.

Punësimi është një temë e rëndësishme, shumë kush quan punësim vetëm punësimin në shtet. Por është e rëndësishme që të fokusohemi për të rritur kualifikim e forcës së punës. Sektori privat ka rroga të të gjitha niveleve. Nuk është shteti përgjigja për këdo.

Për zhvillimin e ekonomisë

Kemi një ngritje ekonomike 3-3,4 për qind. Nuk është një rritje që ndihet në çdo familje dhe në çdo tavolinë që shtrohet për të ushqyer fëmijët, por nuk ka mrekullira që ndodhin sa hap dhe mbyll sytë.

Kemi trashëguar ekonominë më informale në Europë dhe nga pikepamja e fakteve cfare kemi bere kunder infromalitetit nuk eshte bere 20 vjet e shkuara.

Ne besojmë se do të vazhdojmë të ulim borxhin dhe duhet të gjejmë me shumë zgjuarsi dhe vendosmëri. Rrugët alternative janë Partneriteti Publik Privat dhe bashkëpunim me sipërmarrjen.

Për miratimin e ligjit të “Lojrave të fatit”

Në fakt ne kemi miratuar ligjin për lojrat e fatit. Ndoshta faji ynë është që informimi i publikut nuk ka qënë i duhuri.

Për programin e Rilindjes Urbane

Rilindja urbane është mbështetja e bashkive nëpërmjet qeverisë.

Bashkitë sjellin projekte dhe vendosin. Qeveria ka një skuadër që trajnon bashkitë si duhen hartuar projektet dhe ofron ndihmë për bashkitë.

Për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Ne nuk e kemi marrë mandatin për të marrë borxh por për të shlyer një mal me borxhe. Kemi negociuara me qeverinë kineze një Partneritet Publik Privat.

Për projektin e rindërtimit të sheshit në Dibër

Është spekullim dhe tallje me publikun se ne e hapëm kantierin kur filloi fushata. Kantiret hapen pasi bëhet një project, i cili merr aprovimin dhe bëhet një procedurë konkurimi.

Për turizmi

Bregdeti është shumë i mbrojtur në krahasim me më parë. Kemi pasur një rritje të volumit ekonomiko-financiar, por edhe kërkesat për të ardhur në Shqipëri kanë qenë 25 për qind më shumë nga sa shtretër kemi.

Për rifutjen në punë të rafineris së naftës në Ballsh

Lajmi i mirë është se më në fund Shqiperia ka futur në punë rafineritë duke garantuar atë ç’ka morrëm përsipër. Dhe investitorë të huaj janë përfshirë në këtë proces.

Për vazhdimin e Rrugës së Kombit

Rruga duhet të përfundojë dhe shteti nuk i ka parat për ta përfunduar. Rruga u inagurua e pa përfunduar dhe duhen më shumë se sa 100 milionë. Është më e rëndësishme jeta e njerëzve që aksidentohen. Dhe sigurisht është më e rëndësishme që të përfundojë një vepër që do të vazhdojë të degradohet.

Për ndërtimet e dy aeroporteve të reja në jug të vendit

Kemi bërë një përpjekje të gjatë dhe kemi çliruar vendin nga ngërçi i ekskluzivitetit që kishte kompania e aeroportit “Nënë Tereza”. Jemi duke punuar për aeroportin e Vlorës dhe Sarandës, janë plane konkrete të qeverisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 minuta më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Mix18 minuta më herët

Domatet, “arma” e fuqishme kundër kancerit të mëlçisë

Konsumimi i domates mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të kancerit të mëlçisë të shkaktuar nga një dietë...

Mix22 minuta më herët

‘Receta’ më e mirë për humbje peshe! Ja në cilën orë duhet të konsumoni fruta, të pini kafe dhe të hani darkë për të djegur kalori

Nuk ka rëndësi  nëse hani drekë, darkë apo pini kafe. Koha që e bëni ndikon në shkallën tuaj metabolike dhe...

Mix28 minuta më herët

“Melania Trump, nga emigrante në zonjë e parë”, së shpejti dokumentari nga Amazon

Melania Trump ka nënshkruar një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh me Amazon për një dokumentar për jetën e saj, me...

Kritike18 orë më herët

Nuk e ka fajin fëmija që nuk lexon, por prindërit!

“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po mëso...

Sport19 orë më herët

Jude Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, vlen 251.4 mln euro!

Sipas Observatorit të Futbollit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies), mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham është aktualisht...

Radar19 orë më herët

Berisha shkatërron shpresat e Mul Nokës: Sa të kem jetë do jem në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena...

Aktualitet20 orë më herët

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Foto ilustruese Tirana...

Mix20 orë më herët

Sekreti i rënies nga pesha – Kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e...

Mix20 orë më herët

Blackstone do investojë 300 milion dollarë në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Blackstone po investon në një kompani që i ndihmon organizatat të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë më efikase sasi të...

Facebook