Lidhu me ne

Kioske

Doktor Adhamudhit nuk i ka mbetur se çfarë të krrejë që të shpëtojë veten

Nga Respublica.al

“Tjetër non-grata?”/ Rama: Do ta merrni vesh shumë

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Kuvendin e Shqipërisë për t’iu përgjigjur kërkesës për mocion me debat nga opozita lidhur me çështjen McGonigal.

Siç mund të merret me mend, z. Rama i ka ikur përgjigjeve për pyetjet reale për natyrën e njohjes me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në Neë York, marrëdhënien e tij me të dhe lidhjen eventuale mes fakteve në akuzë të pagesave për lobim dhe dijenisë së tij mbi këtë çështje.

Por përmbi të gjitha, z. Rama bëri një parashtresë moralizuese përmes së cilës vuri në kandar llojin e politikës që ndiqet aktualisht në Shqipëri, të cilën e sheh të deformuar, të pistë, të gjymtuar etikisht dhe për të cilën u zotua se do të ndërmarrë të gjitha veprimet për ta kuruar nga ai që e quajti “virus”.

Vjen pra dita mbi këtë tokë dhe Edi Rama flet në cilësinë e Doktor Adhamudhit për kura finale. Për kurën e shpirtit, të ligjërimit, të kuptimit dhe perceptimit të gjërave që si një guru i mirë i sheh si patologji fillimisht te vetja.

Mesa duket shoku dhe beniamini i Tom Doshit, Elvis Roshit, grupit të Lezhës, mentori i Taulant Ballës dhe ustai i Belinda Ballukut, eprori i Damian Gjiknurit dhe i të gjithë skotës nën hetim, nën përgjim, me dosje të hapura e të shpartalluara, po përjeton një etapë të re personale. Kush ka parë serialin “The Last of us” e di sesi në uverturën e tij kemi një shpjegim për atë se çafrë bën një kërpudhë, e cila teksa në formë mykotike depërton në sistemin qarkullues të një gjallese, nis dhe e përmbyt atë me hallucinogjenë për t’i marrë kontrollin.

Spërklat e para të korruptimit moral të përhapura nga ky individ i trembur për vdekje nga çdo ditë e re që lind, tashmë janë bërë përrua i rrëmbyeshëm I paturpësisë së dikujt që e di shumë mirë se asgjë nuk mund të korrigjohet më, as të kthehet pas, por vetëm të nekrotizohet në mëyrë kapilare për të amputuar çdo lloj degëzimi të ri. Është e qartë se ky njeri është sëmurë edhe vetë, rëndë madje, se nuk arrin dot më të ndërtojë një horizont të ri logjik për veten, por ditë e natë, ka në krah vetëm një grup bashkëpunëtorësh në kulla dhe porte dhe përballë një gërmadhë opozitare të cilën e sheh si truallin e vetëm që nuk duhet legalizuar.

Zoti Rama harron se mbarë vendi e njeh si Edi Rama, dikush që ka duart prej më shumë se dy dekada të zëna me buxhetin e shtetit, se historia e tij si zyrtar dhe I zgjedhur është botërisht e njohur përmbi çdo lloj kat’harsisi formal, ndjese apo gjoja kthese.

Është faktkeqësia e këtij vendi, e kësaj shoqërie që flamën e ka të gjatë, molën e ngrehinës së vet e ka epidemike, koloni të pashtershme dhe që e liga që vjen dhe manifestohet si një hile, dredhi e përjetshme nuk lë gjë të dalë në sipërfaqe. I pari vetë z. Rama, që sot pretendoi se do të na bëjë një kthesë për të kuruar virusin e politikës, kishte mundësinë e artë që të bindtte këdo se e ka seriozisht pendesën duke thënë të vërtetën për çështjen McGonigal. Të vërtetën e tij, atë që di ai, siç e di ai. Në të kundërt, z. Rama zgjodhi demagogjinë, gënjeshtrën, dredhinë, para se të rrëfehej, ai bëri avokatin e vetes me nuhatjen se ndoshta kjo çështje mediatikisht dhe publikisht nuk e afekton më edhe aq sa më parë. Ky na qenka Lideri i madh i shqiptarëve?

Në aferën e inceneratorëve z. Rama qëndroi 10 orë në komision parlamentar, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje, sepse jo vetëm ndihej i pastër, apo dinte të mbrohej, por edhe deklaroi se nuk do të mbronte askënd që ishte përfshirë në të. Sot pas një elegjie për politikën e sëmurë, iku. Shkau drejt punëve që e presin dhe Shqipërisë që është e uritur për zhvillimin e sjellë prej tij.

Do të ishin të gjithë seriozë me atë që z. Rama thotë, nëse aty do të mund të shquhej sadopak serioziteti dhe regëtima sado e vdekur e një drite mirësie personale dhe njerëzore, e për rrjedhojë edhe politike e dikujt që po abzuon me besimin që I është dhënë dhe që mandej ka ditur ta manipulojë, si pakkush në këtë vend. Por nuk mund të jesh serioz dhe të mirëkuptosh dikë që pasi u fsheh me muaj, shfrytëzon karrigen për të deklaruar se nuk i jep kujt llogari.

Sigurisht që kjo nuk e cenon votën ndaj tij, sepse ky njeri një gjë të mirë e solli: na bëri të kuptojmë se vota nuk relatohet përherë me demokracinë, as me progresin, por edhe me stanjacionin, regresin dhe kriminalizimin. Se vota nuk është e drejtë e ushtruar, por një mekanizëm i kompromentuar rëndë kur ai që e kërkon ka vetëm një projekt: të parazitojë, të thithë e të thithë paranë publike, ekonominë e një vendi si një këpushë, duke përmbysur kontratën sociale në ligj xhungle.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook