Kryesore
Çmimet e biletave për dy ndeshjet e Kombëtares
Kombëtarja shqiptare ditën e sotme nis grumbullimin e lojtarëve duke zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm ndaj Marokut dhe atë ndaj Maqedonisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’, shkruan Syri.net.
Disa orë para startit kundër Marokut, ka pasur një interesim të madh të tifozëve për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Grupimit ‘Tifozat Kuq e Zi’ do t’i shtohet një numër i madh i mbështetësve shkodranë të cilët kanë nisur përgatitjet për të dhuruar një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Loro Boriçi”.
Për të kuptuar saktë çmimet e biletave, mund të orjentoheni në skemën e mësipërme të stadiumit.
Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Marok:
C2,C3,E2,E3,E4 = 5 mijë lek të vjetra
C1,C5,E1,E5 = 7 mijë lek të vjetra
D1,D4 = 15 mijë lekë të vjetra
D2, D3 = 20 mijë lekë të vjetra
A,B = 40 mijë lekë të vjetra
Tribuna VIP = 90 mijë të vjetra
Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni:
C2,C3,C4 +E2,E3,E4 = 10 mijë lekë të vjetra
C1,C5+E1,E5 = 15 mijë lekë të vjetra
D1,D4 = 20 mijë lekë të vjetra
D2, D3 = 30 mijë lekë të vjetra
A,B = 80 mijë lekë të vjetra
Tribuna VIP = 180 mijë lekë të vjetra
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu