Mix
Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë vetëm miq
Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio mund të kenë kaluar kohë së bashku në Itali, por kjo nuk do të thotë aspak se ata janë të përfshirë në mënyrë romantike.
“Gigi dhe Leo kaluan kohë së bashku në Milano, por ata janë thjesht miq dhe nuk po takohen”, thotë një burim i tabloidit Entertainment Tonight.
Modelja dhe aktori janë parë duke dalë nga i njëjti restorant në Itali vetëm 10 minuta pas njëri-tjetrit. Leo madje u shfaq duke u përpjekur dëshpërimisht të mbulohet teksa shkon për në makinën e tij pasi u largua nga Casa Cipriani, ku Leo dhe Gigi ishin në një festë me 20 miq të përbashkët për të festuar një ditëlindje dhe ishin ulur së bashku.
“Të dy shkojnë mirë dhe po shijonin kohën së bashku me miqtë,” tha burimi për ET. “Prioriteti i Gigi-t është vajza dhe biznesi i saj dhe kjo është ajo ku ajo po fokusohet tani”.
Burimi thotë se Gigi ishte në të vërtetë atje për të kaluar kohë me shoqen e saj të mirë, modelen Kendall Jenner.