Radar
U arrestua se punonte në një shtëpi bari, media britanike për shqiptarin: Po shlyente borxhin prej 10 mijë paund
Një 38 vjeçar shqiptar është burgosur pasi u kap në një shtëpi të shndërruar në fabrikë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se Olsi Tafani erdhi në Britani me një gomone dhe u detyrua të kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi me tarraca në Burslem për të shlyer borxhin e tij prej 10,000 £ ndaj bandës që e transportonte.
Ai ishte arrestuar nga policia në datën 12 dhjetor ku uniformat blu hynë në shtëpinë e barit dhe gjetën 120 bimë kanabis të rritur në një dhomë gjumi; 145 bimë kanabis të korrur në një dhomë tjetër gjumi dhe 150 fidanë në papafingo.