Mix
Kush do të dalë sonte nga shtëpia e Big Brother?
Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh.
Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim.
Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.
Njëri nga më pak të votuarit do të lëre shtëpinë sonte.
Nuk dihet nëse publiku do zgjedhë midis dashurisë dhe lojës. Ajo që përflitet në opinionin publik është fakti që çifti Kiara-Luiz mund të ndahen sonte