Mix
Mercedes Klasi E
Lёrjani asaj në dorë
Sfida mes veturave (dhe versioneve station wagon) premium luhet gjithnjë e më shumë tek sistemet e asistencës nё drejtim dhe tek sistemet e informimit dhe zbavitjes.
Fillon nga brenda hapi i ri përpara, i cili do të sjellë klientët nga gjenerata aktuale e Klasit E tek modeli i ri, që pritet të vijë në verë, pas “pagëzimit” në Sallonin e Detroitit. Nëse nga jashtë dizajni është bërë më i thjeshtë dhe i pastër se modelet e viteve të fundit të Mercedes, me synimin e rigjetjes së asaj frymës klasike që karakterizon këtë markë, pjesa e brendshme (për të cilën kompania gjermane ka publikuar fotot zyrtare) ofron risi që ende nuk janë parë në industrinë e automobilizmit. Një shembull? Klasi E është makina e parë me dy touch pad të integruar në timon: shoferi mund të lëvizë horizontalisht dhe vertikalisht gishtat e mëdhenj ashtu siç bën “sëipe” në smartphone; në këtë mënyrë mund të kontrollojë funksionet e bordit pa i hequr duart nga timoni. Megjithatë, makina nuk imponon një sistem të vetëm ndërfaqe: Mercedes ofron gjithashtu edhe një touch pad qendror, mouse dhe komanda zanore. Shumë skenografik ekrani i vazhdueshëm që zë dy të tretat e kroskotit, duke bashkuar në një mbulesë të vetme xhami dy ekrane prej 12.3 inç secili. Gjashtëdhjetekatër ngjyrat për ambientin dhe 23 altoparlantët, nga të cilët katër në tavan, për të siguruar një tingull 3D si në sallat e koncerteve, kontribuojnë në rritjen e nivelit të luksit. Kërkimet e Mercedes për guidën gjysmë autonome arrijnë pikun tek Klasi E i ri: me sistemin e asistencës për ndërrimin e korsisë, pjesë e programit Drive pilot, mjafton të aktivizohet shigjeta për më shumë se dy sekonda, që makina, në mungesë të automjeteve të tjera përballë, të kthejë timonin dhe të parakalojë. Qeveria gjermane e ka dhënë miratimin ligjor, pritet ende ta japë Bashkimi Evropian.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu