Lidhu me ne

Mix

Mjeku Rezart Xhani: Zmadhimi i prostatës, mjekimi me ilaçe dhe kur duhet operuar

Doktor Rezart Xhani, Mjek Urolog në Shërbimin e Urologjisë, QSUT, në një intervistë dhënë për “Mapo”: Adenoma e prostatës është patologji tërësisht beninje. Për këtë është shumë e rëndësishme të vendoset diagnoza e saktë. Aktualisht kemi shumë analiza dhe instrumente të cilat na lejojnë të vendosim me saktësi diagnozën

Zmadhimi beninj i prostatës që quhet ndryshe dhe Hiperplazi Beninje e Prostatës (BPH), është një gjendje e zakonshme te burrat mbi 45 vjeç që shtohet me kalimin e viteve. Ajo mund të shkaktojë shqetësime gjatë procesit të urinimit. Doktor Rezart Xhani, mjek Urolog në Shërbimin e Urologjisë, QSUT, në një intervistë për “Mapo” shpjegon shenjat se nëse prostata e zmadhuar nuk trajtohet, ajo mund të krijojë vështirësi në rrjedhjen e urinës deri në bllokim të saj duke pasur pasoja në vezikën urinare dhe në veshka. Për këtë arsye, mjeku urolog apelon për kujdes veçanërisht meshkujt mbi moshën 45 vjeç sepse kryesisht në këtë periudhë shfaqen shenjat e para të problemeve me prostatën; vështirësia në urinim, zmadhimi i saj e deri te sëmundje më të rënda.

Çfarë është prostata dhe cili është funksioni i kësaj gjëndre?

Prostata është një gjëndër e cila ndodhet vetëm te meshkujt, është një gjëndër e vetme dhe ndodhet poshtë kockës pubike. Ajo është një strukture e cila e rrethon plotësisht uretrën (kanalin ku kalon urina) duke dhënë një shtypje të saj. Gjithashtu, ajo ka një rol të rëndësishëm riprodhues sepse prodhon një lëng i cili mbron spermatozoidet gjatë udhëtimit të tyre jo vetëm në kanalin e urinës (uretra), por edhe në brendësi të aparatit gjenital femëror. Rreth moshës 20 vjeç në brendësi të kësaj gjëndre, më saktësisht në një zonë të saj të quajtur zona tranzicionale fillon një shtim i qelizave që quhet ndryshe adenoma e prostatës.

Kur duhet të themi që kemi një zmadhim të prostatës?

Mund të themi që kemi një zmadhim të prostatës kur në zonën tranzicionale zhvillohet adenoma e cila mund të rritet nga jashtë dhe në këtë rast kemi vetëm rritje të volumit por nuk kemi simptoma. Në rastin kur kjo adenomë shtyp kanalin e urinës atëherë kemi shfaqjen e simptomave për shkak të ngushtimit të tij.

A është një sëmundje beninje adenoma e prostatës?

Adenoma e prostatës është patologji tërësisht beninje. Për këtë është shumë e rëndësishme të vendoset diagnoza e saktë. Aktualisht kemi shumë analiza dhe instrumente të cilat na lejojnë të vendosim me saktësi diagnozën. Kështu p.sh., një analizë e vlefshme është ajo e PSA e cila në rast se rezulton < 0,6 ng/ml në moshën 45 vjeç, shanset që pacienti të zhvillojë një sëmundje serioze tumorale të prostatës janë fare të ulëta.

Cilat janë simptomat e adenomës dhe kur duhet të shqetësohemi për to?

Kemi dy tipe simptomash; simptomat irritative dhe ato obstruktive, këto dy grupe simptomash mund të klasifikohen në atë që anglosaksonët e quajnë LUTS (lower urinary tract symptoms – simptomat e traktit të poshtëm urinar). Simptomat janë ato që lidhen me vështirësinë e zbrazjes së vezikës urinare, ulje të presionit urinar që është edhe një nga simptomat më të shpeshta që referojnë pacientët. Kjo ulje e presionit ndodh aq gradualisht saqë ka ndodhur që pacientet të vijnë të bllokuar pa vënë re asgjë më parë.

Simptomë tjetër është shtrëngimi për të filluar urinimin në mënyrë që të tejkalohet efekti i shtypjes së adenomës mbi kanalin e urinës, gjithashtu këta pacientë referojnë për mbetje të urinës pas urinimit.

Pacientëve u duhet të urinojnë çdo 1 orë, më pas çdo 30 minuta e kështu me radhë në varësi të stadit të sëmundjes.

Gjithashtu, kemi edhe urinimin gjatë natës por duhet patur kujdes sepse simptomat e zmadhimit të prostatës nuk janë numri i urinimit gjatë natës por është sasia e urinës që eliminohet gjatë aktit të urinimit. Kjo sepse gjatë natës bëhet filtrimi i urinës në veshkat tona duke shkaktuar urinime gjatë natës, pra me pak fjalë duhet të dallojmë frekuencën e urinimit nga sasia e urinimit.

Simptomë tjetër e rëndësishme është ajo që quhet “simptoma e garazhit” e cila konsiston në urgjencën për të urinuar sapo kemi parkuar makinën dhe ngrihemi për të dalë jashtë saj. Disa herë mos zbrazja e mirë e vezikës urinare shoqërohet dhe me pika urinimi të pavullnetshme.

A ekziston një lidhje midis hiperplazisë beninje të prostatës dhe tumorit të prostatës?

Tumori i prostatës është shumë i shpeshtë për shkak që ne jetojnë në kohen e depistimit të PSA (hormoni specifik i prostatës) i cili ka rritur ndjeshëm diagnostikimin e tumoreve të prostatës. Duhet thënë në mënyrë të qartë se tumori i prostatës dhe hiperplazia e saj nuk kanë asnjë lidhje, por mundet që të dyja këto patologji të jenë të pranishme tek i njëjti person. Kjo e bën të domosdoshme që mjeku i familjes apo mjeku specialist (Urolog) të bëjë diagnozën diferenciale të këtyre sëmundjeve dhe jo siç ndodh rëndom ku pacienti vetinterpreton vlerën e PSA duke u bazuar në internet.

Kur është e domosdoshme që të fillojë mjekimi për hiperplazinë beninje të prostatës?

Trajtimi bëhet i domosdoshëm kur kemi alterim të cilësisë së jetës (klasifikim sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë OBSH). Simptomat e hiperplazisë nuk janë si temperatura që shkon menjëherë nga 0 – 40, përkundrazi ato janë të ngadalta dhe progresive duke bërë që pacienti të mos shqetësohet dhe të mos i drejtohet mjekut urolog.

Kur duhet të trajtohen pacientët me medikamente dhe për sa kohë?

Përpara trajtimit me medikamente duhet filluar me atë dietetik i cili konsiston në eliminimin sidomos të alkoolit.

Sipas mendimit tim trajtimi i hiperplazisë beninje të prostatës duhet të jetë i hershëm. Aktualisht ekzistojnë dy grupe medikamentesh të cilët kanë për bazë medikamente që kanë dy mënyra të ndryshme veprimi.

Një grup vepron mbi simptomat e urgjencës, dhe në këtë mënyrë përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit, në këtë grup bëjnë pjesë alfuzosina, tamsulosina etj. Grupi i dytë i medikamenteve përfaqësohet nga Dutasteridi, medikament i cili është futur në vendin tonë rreth viteve 2000 dhe që vepron mbi simptomat e obstruksionit, pra të efektit mekanik që ushtron adenoma e prostatës mbi kanalin e urinës. Dutasteri ul volumin e adenomës së prostatës me 20-30%, pas 6 muajsh nga marrja e tij.

A duhen përdorur të dy grupet e medikamenteve bashkë apo veç e veç?

Për një kohë të gjatë ka patur debat nëse këto dy grupe medikamentesh duheshin përdorur në të njëjtën kohë ose jo. Studime të shumta të realizuara kohët e fundit kanë arritur në konkluzionin se përdorimi në të njëjtën kohë i këtyre medikamenteve jep rezultatet më të mira në rastin e adenomës së prostatës.

Çfarë roli luajnë medikamentet bimore të cilat i gjejmë në çdo farmaci?

Medikamentet bimore kanë një rol të rëndësishëm në këtë patologji, pjesa më e madhe e tyre kanë për bazë serenoa repens e cila ka veti të ulë volumin e adenomës, por nga ana tjetër ka edhe veti antiinflamatore, duke bërë kështu lehtësimin e simptomave të pacientit.

Cilat janë efektet anësore të këtyre medikamenteve?

Fatkeqësisht po, për sa i përket alfa-bllokuesve (tamsulosin, alfuzosinë) ata janë: a) hipotensioni që në fakt e shohim gjithnjë e më pak sepse medikamentet e reja janë super-selektive; b) ejakulacioni retrograd (kalimi i lëngut spermatik në vezikën urinare dhe jo në kanalin urinar të jashtëm).

Kur bëhet e nevojshme që një adenomë e prostatës të operohet?

Operacioni është një trajtim shumë i rëndësishëm dhe koha kur duhet të kryhet ai është thelbësore sepse nuk ka lidhje me madhësinë e adenomës së prostatës siç rëndom thuhet por me pasojat që ka dhënë ajo në aparatin urinar. Mund të themi që një pacient duhet t’i nënshtrohet operacionit kur bën infeksione urinare të përsëritura, kur krijon gurë në brendësi të vezikës urinare, kur bën hemorragji që ka për bazë adenomën e prostatës, kur bllokohet dhe për rrjedhojë i vendoset kateter urinar, kur vezika urinare krijon ato që quhen divertikuj (qese me urinë përreth vezikës).

Pra pacientët duhet të shkojnë për kontroll në mënyrë të rregullt te mjeku Urolog?

Po patjetër, mund të them që vizitat te mjeku Urolog për burrat duhet të jenë njësoj si mjeku Gjinekolog për femrat në mënyrë që mos të shkaktohen pasoja të pariparueshme të aparatit urinar.

Cilat janë llojet e ndryshme të operacioneve të cilat kryhen për adenomën e prostatës?

Kemi shumë teknika mini-invazive dhe invazive ku pjesa më e madhe janë ato që përdorin kanalin e urinës (uretrën) për të trajtuar adenomën apo që rëndom në popull njihen me emrin “operacione me lazer”, në këto raste madhësia e prostatës nuk i kalon 80 gramë. Ndërkohë teknikat invazive janë ato të kirurgjisë së hapur që përdoren kryesisht për prostata më të mëdha se 80 gramë apo ato prostata të cilat shoqërohen edhe me gurë intravezikale të mëdhenj. Ndër teknikat endoskopike më e rëndësishmja është ajo e TUR-p (rezeksion trans-uretral i prostatës) që përdor një anë në formë hemisfere e cila pret indin adenomatoz të prostatës. Në këtë rast hiqet vetëm adenoma e prostatës dhe lihet kapsula e prostatës, pas operacionit lihet një kateter urinar 4-5 ditë.

A kanë komplikacione këto operacione?

Sigurisht që komplikacione ka por të themi të drejtën në rastin e TUR-p, pra operacionit me aparat, ato janë minimale.

Ky intervent bëhet që në vitet ‘80 dhe teknika është futur për herë të parë në Shqipëri nga profesor Mustafa Xhani. Në këta 40 vjet kjo teknikë është perfeksionuar falë eksperiencës dhe instrumenteve të reja që kemi në dispozicion. Kjo teknikë i lejon pacientit të kthehet në jetën aktive shumë shpejt. Inkotinenca urinare është < 1% në klinikën tonë. Rreziku i vetëm që lidhet me çdo operacion të prostatës është ai i hemorragjisë, ky komplikacion mund të eliminohet duke mos kryer aktivitete të rënda fizike përreth 4 javë pas ndërhyrjes.

Është e vërtetë që duhet të pimë > 2 litra ujë në ditë pas ndërhyrjes?

Po, kjo është e vërtetë, sepse na ndihmon në eliminimin e ndonjë fragmenti prostate të mbetur apo në mosformim të një copëze gjaku të mpiksur, gjithashtu, pacienti këshillohet të marrë laksativë dhe të bëjë aktivitete fizike normale, si p.sh. të bëjë pazarin e përditshëm, të ecë nëpër shtëpi.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet19 orë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske19 orë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar19 orë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix19 orë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix20 orë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar20 orë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike2 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix2 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Mix2 ditë më herët

Mbështetësit e Luigi Mangione kalojnë në nivel fansash. Do t’i paguajnë avokatin dhe do shkatërrojnë McDonald’s

Mbështetësit e Luigi Mangione kanë kaluar në një nivel tjetër, në nivel fansash. Ata kanë premtuar t’i paguajnë shpenzimet me...

Facebook