Mix
Georgina Rodriguez: Cristiano është një super baba!
Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez janë një ndër çiftet më të pëlqyera në mbarë botën. Së fundmi modelja e ka vlerësuar sërish futbollistin duke u shprehur se ai është shembull për shumë meshkuj.
28-vjeçarja gjithashtu u shpreh se ai ka shumë gjëra të mira por gjithashtu ka një defekt, fakti që nuk gatuan.
“Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, deklaroi Xheorxhina Rodriguez.