Mix
Pharrell Williams drejtori i ri i shtëpisë franceze të modës të Louis Vuitton
Këngëtari, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams do të pasojë Virgil Abloh si drejtor kreativ për meshkuj të Louis Vuitton.
Sipas një deklarate të lëshuar nga shtëpia luksoze franceze e modës të martën, koleksioni i tij i parë do të debutojë në qershor gjatë Javës së Modës në Paris.
“Jam i lumtur të mirëpres Pharrell në shtëpi, pas bashkëpunimeve tona në 2004 dhe 2008 për Louis Vuitton, si Drejtori ynë i ri Kreativ për burrat”, tha Pietro Beccari, kryetar dhe CEO i Louis Vuitton në një deklaratë. “Vizioni i tij krijues përtej modës padyshim që do ta çojë Louis Vuitton drejt një kapitulli të ri dhe shumë emocionues”.
Lajmi vjen pak më shumë se një vit pas vdekjes së Abloh në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare, pas një beteje me kancerin.