Lidhu me ne

Radar

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

the washington post rama mc gonigal

Sa më shumë ditë kalojnë, aq me tepër gazetat më prestigjoze të globit po e rëndojnë gjuhën për lidhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe agjentit të akuzuar të FBI, Charles McGonigal. Këtë të hënë ka qenë e përditshmja e famshme “The Washington Post”, e cila ka bërë një shkrim të gjatë me një grup autorësh, ky kryesorët janë gazetarët Shane Harris, Rosalind S. Helderman dhe Catherine Belton. Artikulli që zbret deri në detaje të aferës McGonigal, i kushton një pjesë të madhe edhe lidhjeve të tij shqiptare.

Ai është në të njëjtën linjë të artikullit që publikoi pak ditë më parë New York Times, por ndryshe nga ai, ka nota më të errëta në përshkrimin e marrëdhënies së Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar“, shkruan gazeta. Ajo vazhdon: “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë“.

Paragraf nga shkrimi:

“Angazhimi i McGonigal në Shqipëri mendohet se filloi kur ai punonte ende për FBI-në, çka përbën shqetësim për ish-kolegët e tij. Prokurorët pretendojnë se deri në gusht 2017, McGonigal ishte lidhur me një person nga Nju Xhersi, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe disa dekada më parë kishte punuar për inteligjencën shqiptare.

Aktakuza nuk e përmend emrin e këtij personi, por përshkrimi përputhet me Agron Nezën, për të cilin të dhënat e kompanive shqiptare tregojnë se hyri në biznes me McGonigal në vitin 2019, pasi McGonigal u largua nga FBI”, shkruan gazeta.

“Emri i Nezës, së bashku me të tjerë, u përfshi në një fletë-thirrje të jurisë së madhe të nëntorit 2021, të publikuar nga Business Insider në shtator dhe të konfirmuar nga ‘ëashington Post’ nga një person që ka njohuri për hetimin.

McGonigal i kërkoi Nezës para- dhe Neza pranoi, duke i premtuar se do t i’a paguante pak nga pak, sipas aktakuzës. Më pas, të dy burrat udhëtuan së bashku drejt Shqipërisë në shtator të vitit 2017, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.

McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dhuroi kryeministrit simbole të FBI-së dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse për kompanitë ruse të naftës.

Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,” thekson gazeta e madhe amerikane.

Pasi shpjegon me detaje, tashmë të stërnjohura për publikun shqiptar, se si i kërkoi dhe si i mori ish zyrtari i FBI-së 225 mijë dollarët nga Agron Neza, pasi të dy takuan Edi Ramën në Tiranë, pasi precizon se si i mori ato, The Washington Post jep një tjetër detaj interesant. Në intervistën e saj për Euronews, Allison Guerreiro, ish e dashura e McGonigal, pohoi se ish zyrtari i FBI-së kishte ngrënë darkë me Ramën në një restorant luksoz në New York. Investigimi i The Washington Post përcakton datën dhe pjesmarrësit e panjohur të kësaj darke.

Paragraf nga shkrimi:

“Para se të tërhiqej nga FBI në vitin 2018, akuza pretendon se McGonigal dhe Neza u takuan vazhdimisht me Ramën në SHBA dhe Shqipëri, përfshi një herë për darkë në Uashington në mars 2018, kur atyre iu bashkua një ish-agjent i FBI-së, i cili nuk është identifikuar”.

Natyrisht në artikullin e The Washington Post zë një vend të rëndësishëm edhe përdorimi i ish agjentit nga kryeministri shqiptar për të goditur opozitën në këtë vend. Gazeta e thotë troç: “McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës“. Pra edhe e përditshmja amerikane bën të njëjtin vlerësim që bëri më parë homologia e saj njujorkeze e që kanë bërë edhe mediat shqiptare se Rama e përdori ish agjentin për të fabrikuar një fabul kundër PD-së.

Paragraf nga shkrimi:

McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës, ndërkohë që disa analistë po ngrinin shqetësimet për interesa ruse që po përpiqeshin të influenconin kundërshtarët e kryeministrit.

Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.

Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës.

Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në “Mother Jones”, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në një email, Muzin tha: “Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Alfred Lela, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e quajti pretendimin se McGonigal inkurajoi FBI-në të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po vepronte si lobist për partinë e Lelës, ‘një nga zbulimet më brutale’.

“Ju keni FBI-në, një degë të nderuar të zbatimit të ligjit në SHBA, të përdorur për të kryer veprime të pista të politikës shqiptare,” tha ai, duke shtuar se partia nuk është kontaktuar nga FBI për këtë akuzë”.

Interesant është të shikohet edhe reagimi që ka bërë qeveria shqiptare për të mohuar akuzat. Gazetës nuk i është përgjigjur vetë Edi Rama. madje as ai që bën zakonisht njeriun e tij të propagandës, Endri Fuga, por një zyrtare thuajse e panjohur me emrin Manjola Hasa. Duke qartë që një avokat i zoti i ka thënë kryeministrit të ekspozohet sa më pak me shpjegime…

Paragraf nga shkrimi:

“Një zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se ai është takuar disa herë më McGonigal. Gazeta shkruan se kjo histori korrupsioni e komplikon edhe narrativën e thjeshtë të dosjes ruse.

“Në një deklaratë, Manjola Hasa, një zëdhënëse e Ramës, tha se kryeministri u takua me McGonigal disa herë, por u prezantua me Nezën nga McGonigal dhe nuk kishte njohuri për marrdhëniet mes dy personave. “Sa i përket akuzave në aktakuzën e zotit McGonigal, ato nuk kanë asnjë lidhje me kryeministrin shqiptar apo ndonjë zyrtar shqiptar,” tha Hasa.

Shkrimi, i cili bën pasqyrën më të mirë të pjesës korruptive shqiptare dhe që i ka hyrë më thellë deri tani pistës Edi Rama, prek edhe efektin që një ngjarje e këtyre përmasave ka mbi reformën në drejtësi. Ajo e etiketon Shqipërinë si një shtet të “rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar“.

Paragraf nga shkrimi:

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar, dhe zyrtarët amerikanë kanë inkurajuar reforma në sistemin gjyqësor për ta bërë ligjin penal të vendit më të ndershëm dhe më të drejtë.

Si rezultat, diplomatë të nivelit të lartë amerikanë dhe zyrtarë të sigurisë bëjnë udhëtime të shpeshta në Shqipëri, thotë Jasmin Mujanoviç, një ekspert i politikës ballkanike, duke treguar se ndërveprimet e McGonigal me kryeministrin do të ishin parë në vend si rutinë dhe jo befasuese.

Por, tha Mujanoviç, akuza se McGonigal po merrte para nga një aleat i Ramës, ndërsa takohej me kryeministrin dhe potencialisht po vepronte për të ndihmuar në avancimin e interesave të biznesit të njerëzve që e paguanin atë, mund të pengojë seriozisht përpjekjet e reformës së udhëhequr nga SHBA në Shqipëri.

“Ajo që shpesh ka qenë zhgënjyese për njerëzit në rajon është se, shpesh, kur shfaqen këta zyrtarë të lartë perëndimorë, në vend që të përdorin pozicionet e tyre për të ngritur lart luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duket sikur zbresin në nivelin tonë dhe bëhen pjesë e lojës”.

Lapsi.al bazuar në artikullin e gjatë të “The Washington Post”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook