Sport
David Beckham kërkon të blejë Manchester United, oferta gati
Ish-mesfushori ikonë i Manchester United, David Beckham, sot në rol drejtues te Inter Miami si president i klubit nga Florida, ka ndërmarrë një inisiativë për blerjen e klubit ku u rrit.
Ai ka bërë bashkë një grup investitorësh amerikanë, duke përgatitur një ofertë që do të dërgohet në adresë të familjes Glazers, e cila ka vendosur datën 17 shkurt si afatin final të prezantimit të ofertave për shitjen e klubit.
47-vjeçari ka një pasuri që llogaritet të jetë 400 milionë dollarë por në këtë rast është njeriu që ka bërë bashkë konsorciumin që synon të shtijë në dorë aksionet e klubit më të titulluar të Anglisë.
Konsorciumi është gati të ofrojë 6 miliardë pound dhe një projekt të qartë për prishjen e stadiumit aktual “Old Trafford” për t’u zëvebndësuar me një të ri shumë më modern.