Radar
Koreja e Veriut, Kim Jong Un prezanton trashëgimtaren për të udhëhequr vendin
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un e mori vajzën e tij në një banket luksoz në një kazermë ushtarake gjatë një parade armësh dhe raketash në kryeqytetin, Phenian.
Për vëzhguesit ndërkombëtarë, ky është sinjali më i fundit në stilin e pastër monarkist, se vajza e tij e cila tani është 9 vjeç Ju Ae, ka të ngjarë të jetë piketuar nga Kim për vazhdimin e ardhshëm të presidencës, në regjimin autoritar familjar të Koresë së Veriut.
Vajzës së vogël dhe babait të saj iu bashkua gruaja e tij, Ri Sol Ju, në një vizitë në kazermë dhe në një banket pasues për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane (KPA).
Edhe vajza Yu Ae ishte me Kim në paradë, një tjetër shenjë se ajo synon të riafirmojë lidhjen mes familjes dhe ushtrisë.