Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / Ludwig van Beethoven vdiq i virgjër

Kompozitori Ludwig van Beethoven vdiq i virgjër, sipas biografisë së fundit

Ai u frymëzua për të shkruar kryevepra muzikore nga gratë që donte – por Ludwig van Beethoven vdiq i virgjër, pohon një biografi e shkruar nga Norman Lebrecht.

Kompozitori Ludwig van Beethoven vdiq i virgjër, sipas biografisë

Kompozitori hodhi poshtë intimitetin – të cilin ai e konsideronte mëkatar – edhe pse ai vazhdimisht ra në dashuri me gratë që takonte.

“Ne mund të jemi absolutisht të sigurt që Beethoven nuk ka pasur kurrë seks brenda një marrëdhënieje”, thotë Lebrecht.

“Ne mund të jemi 98 për qind të sigurt se ai kurrë nuk ka bërë seks. Ai kishte nevojë për dashurinë si një stimul për krijimin, por ai shmangte intimitetin, duke e konsideruar atë si një mëkat, një shkelje të idealeve të ndritura.”

Z. Lebrecht arriti në përfundimin e tij pasi studioi qindra faqe të dhënash historike dhe ‘librat e bisedës’ që kompozitori gjerman – i cili ishte i shurdhër që në moshën 30-vjeçare – përdorte për të komunikuar me vizitorët e tij.

Ai beson se obsesioni i Beethovenit me punën e tij, shurdhimi i tij dhe faktorët kompleksë psikologjikë bënë që ai kurrë të mos e konsumonte pasionin e tij.

Autori shkruan: “Beethoven vjen nga dy breza alkolishtësh. Babai i tij ishte mjaft brutal dhe i dhunshëm si ndaj tij ashtu edhe ndaj nënës së tij…”

Ai shtoi se pasi nëna e kompozitorit Maria vdiq, ajo jetoi në mendjen e tij si “një ideal i paprekshëm, si një femër që duhet të mbrohet nga dhuna mashkullore – dhe sigurisht pjesë e dhunës mashkullore mund të jetë seksi”.

Lebrecht beson se Beethoven-i i ndjeshëm ishte gjithashtu i tmerruar nga shthurja morale që hasi kur mbërriti në Austri në moshën 21-vjeçare, duke thënë se ai ishte “i zmbrapsur nga mishërimi vjenez dhe korrupsioni i të pasurve”. 

“Ishte Sodoma dhe Gomorra. Një bashkëkohës i Bethovenit mund të bënte seks vetëm me gruan e tij nëse nuk vizitonte një bordello. Kur Bethoven ishte ftuar në një bordello të tillë nga një mik, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të shkonte”, shtoi ai.

Sipas Lebrecht, pretendimet e mëparshme se kompozitori frekuentonte vende të tilla, ka të ngjarë të jenë rezultat i përkthimeve të gabuara, duke thënë se fjala “lusthaus” në kohën e Beethoven-it nënkuptonte kafenenë dhe jo bordello siç sugjeron emri.

“Kur mbushi 40 vjeç, filloi të dashurohej përsëri shpesh, por sepse i duhet një stimul romantik për punën e tij dhe sepse e kupton që nuk ka familje. Ai është i vetëm në botë. Ka mbushur moshën 41 vjeç i lodhur nga jeta”, përfundon autori që shkroi librin “Pse Beethoven: Një fenomen në 100 copë”

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix20 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook