Lidhu me ne

Mix

5 hotelet më luksoze në Berlin

Berlini është padyshim një prej qyteteve më magjepsëse të Europës, i cili ka ndërthurur në mënyrë harmonike antiken me modernen. Ai ofron një mori vendesh për të vizituar, të cilat tërheqin vizitorë të rinj por edhe të moshuar, pjesa më e madhe e të cilëve bien në dashuri me këtë qytet dhe kthehen sërish. Hotelet janë një faktor tjetër mjaft tërheqës për një numër të madh turistësh, ku pesë prej hoteleve më të shtrenjtë renditen si më poshtë:

#1 Hotel Zoo Berlin

Ky hotel daton që prej 1981, ku asokohe shërbente si një rezidencë luksose për familjet më me influencë të vendit. Në 1911 ai u shndërrua në një hotel VIP, për të gjithë personat e famshëm të asaj kohe, p.sh.: të gjithë aktorët më të famshëm gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit shkonin aty. Më vonë, ky hotel u rikonstruktua nga arkitektja Dayna Lee, e cila u kujdes që të ruante çdo element që e lidhte këtë hotel më të kaluarën. Me një kapacitet prej 100 personash dhe me një pamje mbresëlënëse në çati, ai  është një prej hoteleve më të shtrenjtë në kryeqytetin gjerman.

#2 Soho House Berlin

Si shumë prej godinave historike në Berlin, edhe e kaluara e Soho House është shumë e komplikuar. E dizenjuar sipas stilit Neue Sachlichkeit, nga arkitekti Georg Bauer dhe Siegfried Friedlander, ajo u bë funksionale në fund të viteve 1920 dhe njihej si kompania e Jonass & Co, e cila kishte edhe një restorant gjigant në tarracën e saj. Në ditët e sotme ajo shërben si një prej hoteleve më luksoze në vend, me një numër prej 65 dhomash, 20 hyrjesh rezidenciale, një restoranti superluksoz, palestra, pishinë në tarracë dhe pa diskutim shërbim 24 orë.

#3 Grand Hyatt Berlin

Hoteli luksoz me 5 yje, Grand Hyatt ndodhet në pjesën e re të qytetit në qendër të qytetit në Postdamer Platz. Duke qenë se ndodhet në zemër të kryeqytetit, ai është ideal për takime të rëndësishme biznesi dhe për organizime eventesh të ndryshme. Me 342 dhoma ku reflektohet shumë bukur arti bashkëkohor dhe komoditeti maksimal në çdo detaj, ky hotel mbetet si zgjedhja e parë për shumë turistë Ky hotel pasohet nga Schlosshotel Grunewald dhe Hotel de Rome, të cilët janë ndër 5 hotelet më të shtrenjtë në Berlin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook