Aktualitet
Përse Edi Rama nuk heq dorë nga “Kurbani” i hakmarrjes?!
Në Beograd kryeministri shqiptar, do sjellë me vete ekspozitë pikture dhe promovimin e librit të vet “Kurbani”.
Kush e ka lexuar gjen aty, pak letërsi dhe shumë urrejtje. Ky libër është shkruar mbas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2009 dhe në këtë libër, Rama, i dëshpëruar dhe plot frikë se do të dilte krejtësisht nga politika, ka shkruar një testament…
Aty ka portretizime plot mllef dhe neveri për aleatin e vet të sotëm Ilir Metën.
Për ish kryeministrin Fatos Nano.
Për kryeministrin e asaj kohe Sali Berishën.
Në këto portetizime me ngjyra të errta dhe plot urrejtje ka në të vërtetë një program të hakmarrjes së ardhshme?!
Në një intervistë ai ka thënë se nuk i heq asnjë presje atij libri. Pra programi i hakmarrjes vazhdon.
Bën habi që këtë libër kaq diskretitues për klasën politike shqiptare, “Kurbani i pafajshëm i së cilës” është vetëm ai, Rama do ta cojë edhe në Beograd. Mbas një kohe të gjatë që e ka lënë në heshtje.
Do fillojë hakmarrja e programuar në këtë libër?/360grade
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu