Kryesore
Depresioni veror, e dinit që ekziston?!
Nuk është e pazakontë që të ndiheni poshtë moralisht edhe gjatë ditëve të nxehta të verës. Kjo ndodh sepse ditët janë edhe më të gjata dhe dielli ngroh më shumë. Ndërkohë që duhet të shijojmë ditët e verës, përfundojmë duke u përballur me vështirësitë e saj.
Çrregullimet e stinës njihen më së shumti gjatë periudhës së stinës së vjeshtës apo dimrit, por terapistët janë përballur edhe me depresionin gjatë verës, veçanërisht te femrat e moshës 20-40 vjeç.
Për disa shkaku mund të jetë biologjik, disa kanë arsye nxehtësinë e madhe apo ndryshimin e ritmit të jetës gjatë verës, gjë që bën të krijohen ndjesi negative emocionale që lidhen me depresionin. Shenja që janë të dukshme te këta njerëz janë shqetësimi i tepruar, acarimi, gjumi jo i plotë, humbja e oreksit dhe ankthi.
Shkaqe të jetës së përditshme çojnë në depresion për disa njerëz të cilët mendojnë për pushimet e verës dhe shpenzimet e mëdha gjatë kësaj stine, apo fakti që nuk ke mundësi të kalosh pushimet vetëm por që je i detyruar të jesh i shoqëruar gjithë kohës nga familja apo edhe një grup miqsh dhe mbi të gjitha kilet e tepërta. Askush nuk shkon në plazh pa menduar se si do duken me rrobat e banjës, gjë të cilën shumë femra e vuajnë në heshtje.
Por çfarë të bëni në raste të tilla?!
Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni se duhet të bëni atë çfarë vërtetë ju përshtatet dhe që nuk ju lë shqetësime nga pas. Është e kuptueshme se stina e verës mund të mos jetë e preferuara juaj por në vend që të qendroni mbyllur filloni planifikoni pushimet tuaja në muajin që ju pëlqen më shumë.
Nëse ju shqetësojnë vendet me shumë njerëz, atëherë bëni diçka të cilën nuk e keni provuar më parë, pasi ju vet e keni në dorë të manaxhoni ditën tuaj.
Edhe pse mendoni se keni provuar çdo gjë që të ndiheni më mirë emocionalisht dhe nuk ka funksionuar, atëherë drejtohuni një terapisti. Sigurisht që ndihma e tij do t’ju qartësojë rreth shqetësimit në kokën tuaj.
Duke u ndjerë të shqetësuar gjithë kohës si depresioni gjatë verës nuk ju ndihmon as të jeni në gjendje të punoni ndaj mos kini frikë të përballeni me të.
Nuk ka asgjë të pazgjidhshme!!!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu