Mix
Austin Butler: Roli si Elvis më ka dëmtuar kordat vokale
Austin Butler mund të ketë marrë shumë vlerësime kritike për rolin e Elvis Presley-t, por roli sfidues vjen me disa anë negative.
Ai ka zbuluar se theksi i tij nga Tenesi është duke u larguar. “Me siguri i kam dëmtuar kordat e mia vokale me gjithë atë këndim,” zbulon Butler në episodin e së premtes në “The Graham Norton Show”.
“Ka qenë një vorbull dhe është e mahnitshme sepse kur jeni duke bërë një film, kurrë nuk e dini se si do të pritet”, shtoi aktori. “Me këtë kishte kaq shumë mënyra se si mund të shkonte keq, kështu që të pranohesha do të thotë bota për mua.”
Është diskutuar shumë për theksin e Austin pas punës me një trajner vokal për të kënduar si Eliv. Por bashkë-ylli i ardhshëm i Butler-it, Dave Bautista, i cili po luan përkrah tij në vazhdimin e ri të Dune, së fundmi i tha USA Today se theksi i tij është zhdukur në filmin fantastiko-shkencor.
Bautista e quajti ” djalin më të ëmbël që do të takoni ndonjëherë”, por vuri në dukje se roli i tij si Feyd-Rautha në film është “i tmerrshëm”. “Unë nuk e di kush ishte ky djalë, por nuk është Austin Butler. Nuk është Elvis. Zëri i tij është ndryshe, pamja e tij është ndryshe”, tha Bautista. “Gjithçka në sjelljen e tij është e frikshme”.