Lidhu me ne

Radar

Berisha: Guvernatorja Kim, një McGonigal me fustan

berisha 2 1081x720

Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri Edi Rama “ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan”, ndërsa ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, sipas Berishës, është një “McGonigal me fustan”.

Edi Rama është sjellë sikur të ishte biri i Enverit, ose i Kim Jong-unit, dhe në këtë kontekst, mund të themi se ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda. Ky është një rast që skalitet për fat të keq, gjatë në memorie. Kësaj i thonë të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret. Por Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare. Këtë korruptim të njërit prej njerëzve absolutisht më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA-së, ky njeri që mund t’i vësh çdo lloj epiteti, e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare. Ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet. Por kjo nuk i mjaftonte atij. Ai duhet ta merrte peng këtë opozitë. Një kriminel si ky, është vështirë ta imagjinosh në politikë. Edi Rama, për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI. Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-në. Hetimi mund të bëhej i plotë. Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike”, tha Berisha.

Më tej, kreu demokrat sulmoi ambasadoren amerikane: “Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama. Siç e dini bëri vetëm sqarimin e vetëm se e kam pasur mik në anglisht dhe jo në shqip. Në kod, kjo ishte mos fol se nuk do të flas; nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të shqiptarëve; Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur tek ai vend, që vërtet ka McGonigal, por e arreston atë. Tek ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka. Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve, të SHBA-së, që udhëheq me moralin dhe frymën e saj. Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm, njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës, kundër popullit opozitar. Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më properëndimore në Shqipëri. Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë, ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës. Miqve të McGonigal”.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook