Mix
5 arsyet pse njerëzit tërheqës qëndrojnë single
Mund të duket se njerëzve tërheqës u jepen disa gjëra në pjatë argjendi. Qoftë kur vjen fjala për një mundësi pune apo edhe një marrëdhënie. Po në fakt nuk është kështu, është e kundërta. Njerëzit simpatikë e kanë më të vështirë të gjejnë partner.
Arsyet janë:
Bukuria e tyre është frikësuese.
Është shumë më e lehtë të flasësh me një vajzë të thjeshtë, sesa me një supermodele. Sidomos burrat e kanë problem të flasin me gra të bukura.
Ata shihen si mashtrues të mundshëm.
Ndonjëherë bukuria duket si armë e tyre për të fshehur diçka. Ose, ose akoma më keq, duke si misteriozë, të palexueshëm dhe të padepërtueshëm.
Të gjithë mendojnë se janë të zënë tashmë.
Të tjerët mendojnë: Kaq i/e bukur? E ka patjetër dikë. Dhe askush s`i afrohet.
Probleme besimi.
Disa nuk pranojnë vetë, sepse mendojnë që i duan për fytyrën, për imazhin, për t`u prezantuar para të tjerëve dhe jo për dashurinë.
Shihen si snob.
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ata janë të turpshëm dhe tërheqës në të njëjtën kohë. Duken herë herë edhe si arrogantë.