Lidhu me ne

Mix

Hikikomori/ Fenomeni japonez i izolimit social ekstrem, që po shndërrohet në një shqetësim global

Hikikomori/ Fenomeni japonez i izolimit social ekstrem, që po

Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por jo vetëm atje. Ajo është akute sidomos në mesin e popullatës së saj më të moshuar, por ka shenja se vetmia është në rritje edhe popullata në moshë të re. Tek të moshuarit që jetojnë vetëm, mbi 15 për qind e tyre kanë rregullisht ditë kur nuk komunikojnë me askënd, ndërsa 30 për qind thonë se nuk kanë njerëz të besueshëm në jetën e tyre.

Por vitet e fundit po bën më shumë përshtypje fenomeni i quajtur “Hikikomori”, heremitët e ditëve moderne ose të vetmuarit. Në vitin 2010, qeveria japoneze vlerësoi se kishte mbi 700.000 njerëz që jetonin si Hikikomori brenda vendit, me një moshë mesatare 31 vjeç.

Por sipas studimeve të reja, ky problem është bërë më i zakonshëm në shumë pjesë të botës.

Në fundin e viteve 1990, Japonia nisi të alarmohej kur zbuloi se një numër i madh adoleshentësh dhe të rinjsh nuk kishin pothuajse asnjë kontakt shoqëror, përveç njëfarë komunikimi me familjet e tyre.

Dukuria quhej Hikikomori në japonisht, që do të thotë “mbyllje në vetvete”. Në thelb, një Hikikomori tërhiqet nga jeta sociale, edhe pa pasur ndonjë gjendje themelore fizike apo mendore. Kjo gjendje ndryshon rrallë për mirë, dhe të qenit një Hikikomori është një gjendje thuajse gjithmonë kronike.

Hikikomori/ Fenomeni japonez i izolimit social ekstrem, që po

Intervistat me Hikikomori-t, kanë zbuluar se këta njerëz përjetojnë nivele të larta të shqetësimit psikologjik dhe ankthit. Madje edhe vetëm mendimi i heqjes dorë nga ky stil jetese mund të prodhojë shqetësim. Tërheqja sociale nënkupton që Hikikomorit qëndrojnë brenda pothuajse çdo ditë.

Ata të jetojnë me familjet e tyre ose vetëm. Kjo nuk është vetëm një formë e ankthit social. Shumica e studiuesve që e studiojnë po mendojnë ta klasifikojnë atë si një gjendje patologjike. Një sondazh i publikuar në vitin 2010, raportoi se prevalenca e Hikikomorit ishte afro 1.2 për qind e popullsisë japoneze, dhe nuk ka ende një konsensus rreth asaj që shkakton këtë lloj gjendjeje.

Kjo dukuri prek që të dyja gjinitë në mënyrë të barabartë, dhe duket se lidhet shpeshherë me trauma të mëparshme apo përvoja të pakëndshme sociale (përfshirë dështimin në shkollë). Prek shpesh familjet e shtresës së mesme dhe të mesme.

Por kjo sepse këto familje kanë mundësi të mbështesin plotësisht kërkesat e djalit apo vajzës që bën një jetë të izoluar. Ndërsa tek familjet që nuk janë aq të pasura, një Hikikomori do të detyrohet të shkojë në punë.

Hikikomori është i ngjashëm me tërheqjen sociale të shfaqur nga disa njerëz me çrregullime të spektrit të autizmit, por nuk është vendosur asnjë lidhje e caktuar. Sipas librit të Majkëll Zielenziger “Si Japonia krijoi brezin e vet të humbur”, kjo sindromë lidhet ngushtë me  çrregullimin e stresit post-traumatik, edhe pse hulumtimet e publikuara deri më sot sugjerojnë se kjo tezë është spekulative.

Hikikomori/ Fenomeni japonez i izolimit social ekstrem, që po

Gjithsesi, nuk është rastësi që ky fenomen u shfaq për herë të parë në Japoni. Hikikomori është lidhur me një prishje të kohezionit social dhe në marrëdhëniet shoqërore, urbanizimin e shpejtë dhe përparimin e shpejtë teknologjik, dhe që të gjitha këto janë të përhapura në Japoni.

Këto ndryshime mund t’i shkëputin individët nga shoqëria, duke i bërë ata të ndihen të pavend në çdo situatë sociale. Kërkimet e vazhdueshme sugjerojnë se faktorët intrapersonalë (vetëvlerësimi, vështirësitë emocionale, kontrolli i impulseve, etj.) janë faktorë rreziku më të mëdhenj se ata ndërpersonalë (ankthi social, marrëdhëniet problematike me bashkëmoshatarët, vështirësitë në marrëdhënie me prindërit etj).

Por ndikon edhe një faktor më i rëndësishëm. Teknologjia, me internetin dhe lojërat kompjuterike, duket se është e lidhur fort me Hikikomorit. Pasi këta njerëz priren ta përdorin shumë internetin. Ata preferojnë të komunikojnë në internet dhe shpesh (por jo gjithmonë) kalojnë shumë nga koha e tyre në botën online.

Megjithatë, do të ishte shumë sipërfaqësore që Hikikomorit të etiketohen thjesht si njerëz varur nga interneti. Përdorimi i internetit dhe i mediave sociale në veçanti, ka lulëzuar vitet e fundit. Një studim i fundit zbuloi se 17-26.8 për qind e adoleshentëve në Hong Kong mund të konsiderohen të varur nga interneti, krahasuar me rreth 1 për qind që mund të konsiderohen Hikikomori.

Hikikomori/ Fenomeni japonez i izolimit social ekstrem, që po

Po ashtu mosha në të cilën fillojnë të shfaqen këto dy fenomene është e ndryshme. Për varësinë nga interneti janë adoleshentët në moshë të hershme. Për Hikikomorit, është adoleshenca e vonë dhe fillimi i moshës madhore. Ka të ngjarë të ketë një mbivendosje midis të varurve nga interneti dhe Hikikomorit.

Por edhe në atë rast nuk është e qartë se çfarë e shkakton atë. Varësia nga interneti mund t’i nxitë njerëzit të izolohen nga pjesa tjetër e botës. Por nga ana tjetër, interneti mund të jetë një mekanizëm ndihmës për njerëzit që kanë një komunikim shumë të kufizuar me të tjerët.

Sipas disa studimeve, interneti mund të përmirësojë cilësinë e jetës së Hikikomorit, duke i dhënë mundësi të takojnë virtualisht njerëz të tjerë, përfshirë njerëz me probleme të ngjashme dhe interesa të përbashkëta.

Por Takahiro Kato, profesor i asociuar i psikiatrisë në Universitetin Kjushu në Fukuoka, mendon se video-lojërat dhe mediat sociale, e kanë reduktuar sasinë e kohës që njerëzit kalojnë jashtë dhe në mjedise sociale, gjë që mund të shërbejë si një lloj porte hyrëse drejt këtij fenomeni.

Shfaqja e telefonave inteligjentë, shërbimet online të porosisë së ushqimeve, dhe të gjitha shërbimeve që reduktojnë ndërveprimin social, mund të kenë gjithashtu një efekt të ndërlikuar në këtë çështje. Në thelb, ju mund ta jetoni gjithë jetën tuaj nga shtrati ose tavolina juaj dhe kjo është ajo që po bëjnë shumë Hikikomori.

Por, megjithëse fenomeni u shfaq dhe u përkufizua në Japoni dhe pjesë të tjera të Azisë, ai është bërë prej kohësh një fenomen global. Studimet e mëparshme, raportuan ekzistencën e Hikikomori në Korenë e Jugut dhe Hong Kong, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Marok, Oman, Itali, Indi, Finlandë dhe Francë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook