Lidhu me ne

Letersi

11 mësime për jetën, që çdo baba duhet t’ia japë të birit

12 Best Songs to Honor Father and Son Relationships - Spinditty
  1. Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna jote

Asnjë grua, asnjë mik, askush nuk do të të dojë kurrë aq shumë sa nëna. Dashuria e saj është unike. Është një bekim ku mund të mbështetesh.

Por të presësh këtë lloj dashurie nga dikush tjetër, veçanërisht nga bashkëshortja, do të të shkaktojë thyerje të zemrës.

  1. Hiqe nga mendja shprehjen “nuk është e drejtë”

Jeta na trajton të gjithëve ndryshe, dhe në këtë mënyrë jemi të gjithë njësoj.

Disave u bëhet e lehtë. Disa përballen me vështirësi të pabesueshme.

E vetmja siguri është se fati nuk është i drejtë. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Jeta e tyre nuk është e njëjtë me tuajën.

  1. Gruaja e duhur do të të shtyjë drejt madhështisë

Dhe e gabuara do të të çojë në shkatërrim.

Kur zgjedh shoqen e jetës, zgjidh një grua që përputhet me vlerat e tua dhe mbështet qëllimet e tua.

Nëse ju të dy dëshironi të njëjtat gjëra nga jeta, dhe ecni me një hap, do të jeni të dy të pandalshëm.

  1. Paraardhësit e tu dinin më shumë sesa mendon ti

Mos i hidh poshtë idetë, zakonet dhe traditat e tyre vetëm sepse janë “të vjetëruara”.

“Tradita është një zgjidhje për problemet e harruara. Harro traditën, dhe do rikthesh problemin”.

Nderoji paraardhësit e tu dhe mbaji ata në mendje.

  1. Duhet të kontrollosh emocionet e tua

Kujdes: MOS i shtyp emocionet. KONTROLLOJI ato. Eshtë dallim i madh.

Zhvillo disiplinën për të kontrolluar kohën, mënyrën, audiencën dhe mjetet e shprehjes së tyre.

Mos haro: nëse udhëhiqesh nga emocionet e tua, nuk mund të drejtosh të tjerët.

  1. Dhimbja është një parakusht për rritjen

Burrat më të fortë përjetojnë gjithmonë dhimbjen më të madhe.

Kjo është arsyeja pse ata janë të fortë.

Dhimbja ose të vret, ose të bën më të fortë. Pra, për sa kohë që je gjallë, shihe dhimbjen si një aleate.

  1. Gjithmonë ekziston dikush më i zgjuar se ti

Gjithmonë është dikush më i zgjuar. Gjithmonë është dikush më i talentuar. Gjithmonë është dikush më i bekuar nga bota.

Njih dhe shfrytëzo pikat e forta që ke. Mëso si të miqësosh me ata persona, që kanë pika të forta që ty të mungojnë.

  1. Gratë tërhiqen prej vlerave

Ky është sekreti i madh: gratë duan fitues.

Sa e thjeshtë. Kush do ta kishte menduar?

Bëhu i shkëlqyer, fokusohu në misionin tënd dhe do të kuptosh se ka shumë gra të mira në botë që duan të bashkohen me ty.

  1. Njerëzit të trajtojnë ashtu siç ti trajton veten

Askush nuk do të të respektojë më shumë sesa ti veten tënde.

Nëse shfaqesh si viktimë …

Nëse nuk krenohesh me pamjen, shëndetin fizik, higjienën…

Nëse je skllav i vesit …

Askush nuk do të të marrë seriozisht.

  1. Çdo gjë duhet ta fitosh

Askush nuk të ka borxh. Bota jo e jo.

Duhet të besosh se je i aftë dhe duhet të besosh se do t’i arrish qëllimet e tua.

Por kurrë mos u mbështet tek të tjerët që të bëjnë punën për ty.

Mbaj mend: nëse nuk e fiton, nuk është vërtet e jotja.

  1. Respekti për veten është mbi gjithçka

Pa respekt për veten, asgjë tjetër në jetë nuk është e mundur.

Disiplina, integriteti, etika e punës, vlerat: të gjitha ato bëhen të mundshme, vetëm përmes respektit për veten.

Pyete veten: “Çfarë do të bënte një njeri që respekton veten e tij?”

Pastaj bëje atë gjë. Gjithmonë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook