Mix
A do jetë modeli i ri i shkurtër i flokëve të Hailey Bieber trendi i këtij dimri
Hailey Bieber e nisi 2023-shin me një model të ri të flokësh i cili ka befasuar fansat e mësuar me pamjen e saj me flokë të gjatë.
Modelja zgjodhi ta bëjë vetë publike modelin e ri të flokëve përmes një videoje e cila nis me atletet e saj, për tu ngjitur më pas në xhinset e gjëra dhe për të zbuluar në fund pamjen e re me flokët e shkurtuara guximshëm në stilin bob.
E duket se si gjithnjë ajo ka goditur edhe këtë herë, pasi shumë nga ndjekësit e saj kanë lënë të kuptohet se stili i saj i ri do të kthehet në të preferuarin e tyre për modelin e flokëve këtë vit.
“Çdo vajzë do të shkojë të presë flokët tani lol,” shkruan një prej tyre.
Një tjetër shkroi, “epo vajzat tani po vrapojnë në sallon flokësh, ndërsa ne po flasim”.
Hailey Bieber nuk është e vetmja që ka bërë ndryshime të tilla drastike të look-ut.
Shfletoni më poshtë një galeri me personazhe të tjera të famshme të cilat kanë “guxuar” po njësoj duke shkurtuar flokët dhe ndryshuar pamjen e tyre: