Mix
Kënga e re Flowers e Miley Cyrus kushtuar ish-bashkëshortit thyen rekordin në Spotify

Kënga e re e Miley Cyrus “Flowers” ka thyer rekordin e Spotify për më shumë transmetime në një javë, raporton Variety.
Platforma njoftoi të premten se “Flowers” ka thyer një rekord për kohën më të shpejtë që ka arritur në 100 milionë transmetime që nga publikimi i tij më 12 janar.
“Në vend që shifrat të bien dita ditës që nga publikimi i këngës, ato janë rritur. Miley është rikthyer me albumin e saj ‘Endless Summer Vacation’ që do të dalë pas disa muajsh dhe ky është vetëm fillimi,” tha për Variety Jane Coffey, drejtuese e partneriteteve në Spotify.- Advertisement –
Rekordin e mbante më parë grupi koreano-jugor BTS me këngën “Butter”.
Tashmë ekziston mundësia që kënga e re e Miley Cyrus të marrë edhe vendin e parë në listën e Billboard Hot 100, e cila aktualisht mbahet nga Taylor Swift me këngën “Anti-Hero”