Lidhu me ne

Mix

A e përdori Butrinti historinë Kiara-Luiz për #marketing?

A e përdori Butrinti historinë Kiara-Luiz për #marketing?

Që prej kur filloi Big Brother Albania VIP dhe historia Kiara-Luiz, jo pak herë është përmendur edhe Butrint Imeri, ish-partneri i Kiarës.

Dyshja nuk janë prononcuar thuajse asnjëherë për lidhjen me njëri-tjetrin. Për shembull, kur Butrintin e pyesnin se çfarë mendimi kishte për Kiarën, ai u përgjigjej gazetarëve vetëm me “shoqe e mirë”.

2 muaj më parë, Butrinti u pyet edhe pse u nda Kiara, pyetje së cilës ai iu përgjigj:

“S’ka patur ndonjë arsye. Thjesht ajo ka shkuar në rrugën e saj, unë në të timen.”

Papritmas, Big Brother filloi, Kiara mori jo pak vëmendje dhe Butrinti, ish-i dashuri që në media e cilësonte si “një shoqe të mirë”, tani e pa të nevojshme të shpërndante një foto të saj në Instastories.

Ashtu si rastësisht, Butrinti shkruante për “qetësinë përpara stuhisë” një natë para prime-t të Big Brother ose mëngjesin e asaj dite.

A e përdori Butrinti historinë Kiara-Luiz për #marketing?

Përsëri, komplet rastësisht, Butrinti paralajmëron fansat se diçka e shumëpritur do të vijë së shpejti. Gjejeni pak se kur? Një ditë të shtune, sigurisht, atëherë kur ndodh edhe prime-i i radhës në Big Brother.

“Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”, shkruan Butrinti në Instagram dhe befasia ishte kënga e tij e re.

Po pse befasuese? Ndoshta sepse një copëz nga kënga është publikuar një vit më parë në Instagram dhe këngëtari (mesa duket) gjeti një moment strategjik për ta publikuar.

Të gjitha këto kanë bërë që ai të përmendet jo një, por disa herë se do të vijë në Big Brother, do të takojë Kiarën apo do t’i thotë asaj diçka.

Na duket pak e vështirë të besojmë se çdo postim është hedhur rastësisht të martave dhe të shtunave, por nuk jemi të bindur për arsyen.

Dëshirë për vëmendje? Marketing për këngën e re? Ndjenja për “shoqen e mirë”? Dëshirë për vëmendje?! 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix52 minuta më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix1 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar4 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar4 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix24 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar1 ditë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar1 ditë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Facebook