Radar
Akuza e fortë e Prençit: Rama dhe Manja kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës
Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në studion e Euronews Albania, Prençi akuzoi dy zyrtarët se kanë blerë me para gjakun e të riut Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë tre vite më parë.
Teksa u ndal te akuzat e Manjës për ’21 janarin’, Prençi tha se Manja është i përfshirë në audiopërgjime më të rënda.
“A ka audio më të rëndë kur Ulsi Manja dhunoi të gjithë elektoratin dibran. Sot Manja del e shet mend. Në fakt ai është njeriu më i implikuar me video dhe audio. Manja dhe Rama kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës. Kemi dy dallime, Berisha nuk blen gjakun me para dhe Edi Rama duke përdorur karrem Manjën i çoi para familjes së Klodian Rashës e ditën e nesërme u ndaluan protestat”, tha Prençi.